Përfaqësuesi i Hollandës, Duncan Laurence me këngën “Arcade” fiton Festivalin e Këngës Eurovision. Kjo është hera e pestë që Hollanda fiton, 44 vite nga hera e fundit. Gara ishte e ashpër mes Hollandës, Italisë, Suedisë, Maqedonisë së Veriut, Rusisë e Zvicrës,
Në vend të dytë radhitet Italia dhe Rusia në të tretin.
“Arcade” i dedikohet një personi të dashur për Laurence, që u nda nga jeta në moshë të re.
Shqipëria mori 90 pikë dhe u rendit e tetëmbëdhjeta. Asnjë shtet nuk i dha Shqipërisë 12 pikë, ndërsa juria jonë ia dhuroi Maqedonisë së Veriut.