Harry & Meghan Speciale

Zbulohet emri i bebushit të Princ Harry dhe Meghan Markle

Shkruar nga Anabel

8 Maj 2019

Zbulohet emri i bebushit të Princ Harry dhe Meghan Markle

Nëse s’keni lidhje funksionale interneti dhe s’e keni marrë vesh ende, na lejoni t’ju njoftojmë se Princ Harry dhe Meghan Markle u bënë prindër për herë të parë këtë javë.

Tani që jeni të përditësuar është momenti të mësoni emrin e bebushit që deri para pak çastesh i referoheshim si Baby Sussex. Pak momente më parë, Pallati bëri publik emrin e shumëpritur.

Princ Harry dhe Meghan Markle e quajtën djalin e tyre...

Archie Harrison Mounttbatten-Windsor!

Zbulohet emri i bebushit të Princ Harry dhe Meghan Markle

Të gjithë hamendësuan se çifti do të zgjidhte një nga emrat e familjes për mbretërorin më të ri, por gabuan. Me mijëra njerëz vunë bast se bebushi do të quhej Victoria, Diana, Alice, Albert, Arthur ose Philip. Mund të themi se me mijëra njerëz humbën goxha para.

Pas tetë muajsh të gjatë pritjeje, tani dimë gjininë dhe emrin e bebit. Le të flemë të qetë.