Era dhe Nora Istrefi ngacmojnë prej javësh bashkëpunimin e tyre, “Nuk e di,” që u publikua dje. Këto javë, kanë postuar disa nga look-et e klipit;
Si ky;
View this post on Instagram
Dhe ky;
View this post on Instagram
Por këta janë vetëm dy nga gjashtë.
Videoja nis me Erën, që kërcen mes dy kolonash, e më pas në qendër të një strukture rrethore, e adhuruar nga burra thuajse lakuriq. Natyrshëm.
Gjendja ndryshon drastikisht dhe Era shfaqet veshur me lateks, me kapelen më të lezetshme në kokë dhe kërcen sërish në një sfond më minimalist kësaj here.
Look-u rozë pasohet nga një look i artë kokë e këmbë, shoqëruar me atlete Gucci, që të themi të drejtën do të ishin të vetmet të përshtatshme për këtë veshje.
Fill pas kësaj shfaqen Era dhe Nora bashkë, me gërshetat e lidhur bashkë, veshur me fustane ballosh.
Për kontrast, Nora shfaqet kokë e këmbë me argjend.
Dhe së fundi, truporet që me siguri i keni parë tashmë. Ne jemi më të interesuar për këpucët. Ku mund t’i gjejmë dhe a ka numra?
Për hir të nostalgjisë, i rikthehemi “A po don” të vitit 2014 kur pamë për herë të fundit të tre motrat Istrefi bashkë.