Celebrity

Lady Gaga u nda nga i fejuari sepse ai ‘i pengonte procesin krijues’

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2019

Lady Gaga u nda nga i fejuari sepse ai ‘i pengonte procesin krijues’

Në kulmin e suksesit të “A Star Is Born,” Lady Gaga u nda nga Christian Siriano, duke i dhënë fund kështu fejesës së tyre. Rrjedhimisht, fansat e Lady Gaga dhe Bradley Cooper filluan të fantazonin në mënyrë të shfrenuar sepse tani ata mund të lidheshin bashkë! Kjo nuk ndodhi kurrë, sepse (1) Bradley ka një familje, dhe (2) kimia që kishin bashkë quhet aktrim. Sidoqoftë, Gaga u nda nga Siriano për hir të karrierës.

Siç mund ta dini, ose jo, Gaga u bë pjesë e industrisë së argëtimit në vitin 2008, kur mori pjesë në “The Hills” dhe s’është ndalur që atëherë. Është mëse e natyrshme që të mos pranojë të rrijë krah dikujt që e pengon të bëjë muzikë.

Por, Christiano bënte pikërisht këtë. Sipas Us Weekly, Gaga mendonte se Christiano e “pengonte shumë në procesin krijues.” Ajo s’mund të vinte në rrezik karrierën e saj, aq më tepër për një burrë, shton burimi.

Lady Gaga u nda nga i fejuari sepse ai ‘i pengonte procesin krijues’

Për më tepër, në mars, një tjetër burim për Us Weekly tha se Christian s’po e trajtonte “shumë mirë” drejt fundit të marrëdhënies. “Ishte xheloz. Përpiqej ta gjente ku ishte gjatë gjithë khës dhe i dërgonte mesazh pa fund. Miqtë e saj s’e kishin qejf Chrisitano-n,” tha burimi.

Epo, tani që i dhanë fund, shpresojmë që Gaga t’i falë botës diçka tjetër si – në mos më të mirë se – “A Star Is Born.”