Ndonëse fitoi një çmim Oscar për “Këngën më të mirë origjinale” (Shallow) në “A Star is Born”, së fundmi Lady Gaga ka qenë më së shumti në vëmendje për romancën ~ e mundshme ~ me Bradley Cooper. Megjithatë ditë e re, thashetheme të reja.
Një burim tha për Us Weekly se Gaga dhe ylli i “Avengers” Jeremy Renner po qëndrojnë shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Burimi u shpreh se “mund të mos ketë romancë mes tyre”, por ajo “po kalon shumë kohë me të dhe vajzën e Jeremy-t”. Hmmm.

Lady Gaga dhe partneri i saj Christian Carino i dhanë fund fejesës në shkurt të këtij viti. Një burim u shpreh asokohe se ndarja nuk ishte dramatike. “Thjesht nuk funksionoi. Marrëdhëniet edhe përfundojnë ndonjëherë.”

Nga ana tjetër, Renner ka qenë i martuar me Sonni Pacheco-n nga viti 2014 deri në 2015-n dhe momentalisht është single...ashtu si Gaga.