Instagramming

Këtë 20-vjetor, ‘Kënga Magjike’ vjen me një super risi teknologjike

30 Nëntor 2018

Këtë 20-vjetor, ‘Kënga Magjike’ vjen me një

Në 20-vjetorin e tij, festivali “Kënga Magjike” sjell një risi teknologjike: për herë të parë do të aplikohet livestream në VR (virtual reality).

Siç edhe shkruhet në faqen zyrtare në Instagram, shikuesit mund të përjetojnë emocionet e skenës edhe nga shtëpia nëpërmjet realitetit virtual.

Këtë 20-vjetor, ‘Kënga Magjike’ vjen me një

Livestream – VR është një mundësi për të qenë ne “regjisori” i spektaklit, duke e drejtuar kamerën atje ku duam në 360 gradë.

Këtë opsion do ta gjeni në këngamagjike.comtvklan.al dhe welcomealbania.com në netët finale të festivalit; 5, 6 dhe 8 dhjetor.

Për të pasur një ide të qartë, ndiqni këngën “Disident” të grupit Asgjë Sikur Dielli.