Instagramming

Lori Hoxha zbulon pse u shpërngul në Londër

3 Nëntor 2018

Lori Hoxha zbulon pse u shpërngul në Londër

Londra i ka vjedhur zemrën Lori Hoxhës. Nëse keni vënë re fotot e fundit, të gjitha në Londër, dhe ju kanë bërë përshtypje, erdhi momenti të merrni shpjegimin që meritoni. Lori ka blerë shtëpi dhe jeton atje.

Dyshimet nisën pak javë më parë, kur një prej mikeshave të saj i dhuroi një mbajtëse çelësash, meqë i duheshin për shtëpinë e re. Në një seri pyetje-përgjigjesh në Instagram, 25-vjeçarja u kërkoi ndjekësve të hamendësonin diçka në lidhje me të dhe ajo do t’u përgjigjej për të konfirmuar vërtetësinë ose jo. Është e vërtetë që Lori është shpërngulur në Londër dhe siç kuptohet nga postimi, veproi kështu për të përfunduar studimet.

Lori Hoxha zbulon pse u shpërngul në Londër

Për të shuar çdo pikë dyshimi, ajo postoi një tjetër hamendësim, “me kalimin e kohës do të ikësh nga Shqipëria”, dhe iu përgjigj me “u kry”. Lori Hoxha, adresa: diku në Londër, duke pirë kapuçino dekafeinato e duke studiuar (nuk e dimë çfarë).

Shumë vite më parë (në 2012-n), Lori tha në një intervistë për Anabel se Londra ndikoi shumë në stilin e saj. Na presin ditë të mira në Instagram, me veshje të evoluara, nën influencën londineze.