Celebrity

Edhe Eliza Dushku është abuzuar në Hollywood: Kur ishte 12 vjeçe!

13 Janar 2018

Edhe Eliza Dushku është abuzuar në Hollywood: Kur ishte 12

Aktorja shqiptare Eliza Dushku rrëfeu se edhe ajo është abuzuar seksualisht.

Edhe Eliza Dushku është abuzuar në Hollywood: Kur ishte 12

Në një postim të gjatë, emocional, Dushku rrëfeu se kur ishte 12 vjeçe, një dublant 36-vjeçar u kishte thënë prindërve se do ta çonte në notonin në pishinën e hotelit, por e kishte tërhequr drejt dhomës së tij të hotelit. Incidenti ndodhi gjatë xhirimeve të filmit "True Lies".

Eliza kujton se ai hyri në tualet dhe doli me një peshqir duarsh dhe gjenitalet jashtë, pastaj iu afrua dhe nisi të fërkohej pas saj derisa arriti orgazmën.

Pas kësaj, ai i kishte kërkuar të mos i thoshte kujt: “Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm”- duke nënkuptuar se s’duhet t’i thotë askujt.

Eliza vazhdon:

“Hollywood-i ka qenë shumë i mirë me mua në shumë mënyra. Megjithatë, Hollywood-i dështoi, s’mundi të më mbronte, një aktore fëmijë.”