Showbiz

Hip-hopistët shqiptarë, 'të fortë' vetëm në Youtube!

Duke kujtuar këngët shqiptare më të dëgjuara nga të rinjtë pas viteve ’90, apo po të shohim postimet e të famshmëve në rrjetet sociale, duket se marijuana- weed-i, kultivohet me më shumë pasion se dashuria. Këngët që kërcehen më shumë nëpër diskoteka, kanë 3 fjalë kyçe në tekstet e tyre: seksi, të pasmet dhe… droga. (Hidhuni një sy në galeri)

Në mendësinë që ato përçojnë, marijuana, hashashi, të bardhat e të kuqet janë krejt të ligjshme.  Disa këngëtarë shqiptarë frymëzohen nga Bob Marley me këngët ‘pasi je bërë dru’, apo përpiqen të sfidojnë reperët e getove, të cilët mund të humbnin edhe jetën në shkëmbime plumbash mes grupeve të ndryshme, për të ruajtur zotërimin mbi zonat e tregtisë së lëndëve narkotike.

Megjithatë, këto ëndrra të ‘naçu-ve’ shqiptarë nëpër gjimnaze, janë shumë më larg prej realitetit se ç’do të donin ata. Sherret me thika e grushta që mund të kenë lënë edhe viktima, mbahen mend veçse si ngjarje fatkeqe. Ajo që mbetet nga këta ‘heronj rruge’, nuk është ndonjë yll në bulevardin e Kombinatit apo Brrakës. Vetëm një brengë e thellë, e përjetshme në shtëpinë e tyre.

Ndërsa në videoklipet më të arrira të këngëve shqiptare, droga, jeta e rrugës dhe nderi i të fortit, duken shumë-shumë si një imitim i këndshëm i filmave aksion alla Fast&Furious. Por edhe kur ndodh vërtet- që bëhesh aq i pushtetshëm sa për të lëvizur lirisht me marijuanë në makinë- mund të të zërë policia, dhe të përfundosh në burg. Këtë e dëshmoi edhe rasti i Cozman-it, të cilit iu desh të vetëshpallej fajtor, vetëm që të mos i rëndohej dënimi.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb