
Egli Tako dha një intervistë ekskluzive për “The Dalina Show”, ku foli për shumëçka, duke nisur që nga marrëdhënia me Olsi Bylykun, momentet virale, lidhja me Gjestin, bashkëpunimin me Fifin etj, ku ne mendojmë se u dhanë 5 leksione, që ia vlen t’i përmendim:
Sinqeriteti mbi të gjitha
Nisur nga komentet e shumta në rrjetet sociale te Andale Media, ku u shfaqën fragmente të intervistës, njerëzit e vlerësuan shumë mënyrën se si Egli foli përballë Dalinës, por ne kemi idenë se përtej artikulimit, shikuesit dhe komentuesit çmuan më së shumti sinqeritetin dhe ndjeshmërinë e Eglit, e cila këtë herë erdhi më e pjekur dhe më e vetëdijshme përballë publikut.
View this post on Instagram
Egli foli çiltër, si një person që gjithashtu kishte marrë mësimet e veta dhe është gati që të jetojë e çliruar nga e shkuara.
Për shembull, kur ajo rrëfeu për raportin e saj me Gjestin dhe tregoi se është mbyllur, tha hapur se nuk mund të jetonte më në deluzion, pavarësisht se si një person i rritur, i jep meritat që i takojnë Gjestit për faktin që e ka pasur mik në rrugëtimin e saj në “BBVA”.
"U mbyll. Ka kohë. Absolutisht e pritshme. Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve që i dua shumë fort, por nuk duhet të jetoj më në deluzion. Ndoshta dhe unë për një periudhë aty brenda kam jetuar në deluzion. Jam kënaqur, mirë kam qenë, pata një eksperiencë të bukur. Dua ta mbaj mend si një shok timin gjatë “Big Brother-it”, u shpreh ajo.
Mund të sakrifikojmë për “hir të dashurisë”, por duhet të zgjedhim gjithnjë veten
Egli, sigurisht, foli edhe për lidhjen e saj me Olsi Bylykun, një prej raporteve më të diskutuara rreth saj. Ajo rrëfeu se gjatë marrëdhënies së tyre disavjeçare, për shkak të famës së Olsit, ajo duhej të qëndronte më në hije dhe t’u gëzohej sukseseve të tij, ndërsa gjithë publiku njihte (ish-) partnerin e saj.
"Kur je pak më e re, kur je pak më e vogël, kur je krah dikujt që tashmë i ka bërë shumë hapa përpara, e ke gjithmonë pak këtë... jo kompleksin e inferioritetit, se për sa kohë je çift, s'ke konkurrencë mes vetes, por e ndjen që o njëri, o tjetri duhet të jetë aty, nuk mund të jenë që të dy njësoj. Në shumë raste, mundohesh që të jesh ajo që qëndron ne hije dhe e mbështet te gjërat e veta [partnerin], jo ajo që të marrësh vëmendjen dhe të bësh më shumë se ai. Të paktën kjo ka qenë në rastin tim. Nuk e di sa është vlerësuar dhe kuptuar”, reflektoi Egli, por mesa duket, e mori leksionin dhe zgjodhi veten.
"Por është gabim, është shumë gabim. Sepse koha ikën dhe në fund të ditës, asgjë nuk vlen me shumë se vetja jote dhe qëllimet e tua në jetë. Për sa kohë Zoti të ka bekuar me talent është shumë gjynah të mos i vësh në praktikë”.
E tani, nëse i hedhim një sy rrotës së historisë, po ta vësh re, të dy ata e kanë zëvendësuar në njëfarë mënyre njëri-tjetrin dhe vazhdojnë jetën e tyre, pavarësisht se ç’kanë sakrifikuar në një fazë të jetës.
Mësoi nga gabimet e të tjerëve
Artistja s’mund të mos i hedhë një sy botës virtuale, ashtu si unë dhe ti, ndaj ka vënë mend dhe nuk shprehet para kohe, si ca artistë (jo Stresi, s’e kemi me ty) që thanë: “Unë në “BBVA”?! Kurrë!” dhe veç kur i pamë brenda në shtëpi.
"Ai që do bëhet me shumë yje që diskutohet poshtë e lart? Unë e kam thënë një herë me përpara 'nuk hyj, nuk bëj' dhe përfundova atje brenda, kështu që nuk flas para kohe. Pse të bëhem meme nesër-pasnesër, boll jam bërë. Më mirë nuk po nxitohem”.
Një person që është i ndërgjegjshëm për magnitudën e internetit dhe e kupton se si funksionon memoria (kolektive).
Çfarë ndodh në “BBVA” mbetet në “BBVA”
Ndryshe nga shumë ish-banorë të reality show-t që ende s’i kanë harruar dramat e së shkuarës, Egli, le të themi që i ka lënë pas (ose të paktën kështu u shpreh).
"Unë nuk kam marrëdhënie të këqija me asnjë, unë si Egli, nuk e di çfarë kanë ata me mua. Kur më flasin, u flas. Aty ku më shohin. Edhe ata kanë angazhimet e veta, nuk është se unë i shoh përditë që t'i takoj”, duke shtuar se komunikon me Livian dhe me Loredanën.
Ndonjëherë, gjërat hiperbolizohen dhe ti thjesht s’ke ç’bën
Ndër tematikat më të diskutuara në të gjithë shqiptarinë: Videoja e Eglit në Drenicë, ku thoshte “Serbi, Serbi” (referuar thirrjeve të famshme)!
Egli tregoi se ishte çështje ndjesie, (siç do thoshte Fatjoni i “Për’Puthen”: “Ashtu e ndjeva, ashtu e bëra”) dhe ndonëse nuk ka lindur në Kosovë, sërish e kupton dhimbjen e gjenocidit serb.
“Më kanë vdekur personat dhe njerëzit e familjes, nga e cila kam marrë dhe emrin. Vij nga një gjysh që më ka rritur që copë mishi, deri 18 vjeç, duke më folur për këtë luftë, duke qenë partizan. E ndjeva të isha pjesë e asaj që po thonin, në fund të ditës, patjetër ne marrëdhëniet diplomatike mund t'i kemi shumë të mira me Serbinë, por sigurisht që unë nuk e dua kurrë Serbinë. Ajo gjë i ka ndodhur vendit tonë, Kosova për mua është njësoj si Shqipëria”, tha ndër të tjera artistja.
Më vonë, sqaroi se nuk nxori asnjë sharje nga goja, thjesht nisjen e shprehjes “Serbi, Serbi”:
"Unë nuk e iniciova këtë gjë. Nuk ishte ky rasti. Turma kishte nisur dhe një moment thashë 'OK, në fund të ditës, ç'të keqe ka?' dhe thjesht kam thënë 'Serbi, Serbi...' pastaj pjesën tjetër nuk kam nxjerrë asnjë fjalë tjetër nga goja."
Megjithatë, Egli është me këmbë në tokë dhe e di që gjërat fryhen, marrin një tjetër rrjedhë “q,imja bëhet tra”, ndaj kur iu dha rasti, e sqaroi.
Intervistën e plotë e gjen më poshtë dhe mos harro t'i bësh 'subscribe' Andale Media në YouTube!