Anabelizim

‘Alo alo ambulanca’ dhe ‘Nëse vdes e re’: Një listë këngësh për koronavirusin

‘Alo alo ambulanca’ dhe ‘Nëse vdes e re’: Një

Në momentet më të vështira, më të sikletshme, më të trishta, gjëja më terapeutike është humori. Qarkullimi është bllokuar, qyteti është bosh, njerëz po sëmuren dita ditës, kemi ngecur në shtëpi dhe ndoshta ndahemi nga partnerët me kaq shumë kohë sa po kalojmë me ta. Le të mendojmë për diçka tjetër, diçka më të lehtë.

Deni Hoxha postoi në Twitter një vepër arti. Teknikisht është një listë këngësh në Spotify, por kualifikohet si art. Quhet Albanian Corona dhe nis me “Alo Alo Ambulanca” nga Sinan Hoxha, vijon me “Je ilaç për të sëmurë” nga Ylli Baka, “Distanca” nga Gjiko dhe përfundon me “Medikament” nga Shpat Kasapi dhe “Jeta Koka Sprov” nga Gold AG. Të gjitha këngët e tjera përmidis kanë njëfarë reference ndaj sëmundjes, ilaçit, vdekjes, vuajtjes, dyshimit dhe prekjes. Siç thamë, art. E dinim që muzika shqiptare është shumë e përvuajtur, por jo kaq.

Muzikantët këndojnë për t’u lidhur shpirtërisht me dëgjuesin në situata gjithpërfshirëse. Përveç dashurisë dhe ndarjes, mesa duket, pandemia qenka goxha prezente nëpër këngë.

REELS

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

'Alo alo ambulances' and 'If I die young': A list of songs for coronavirus

‘Alo alo ambulanca’ dhe ‘Nëse vdes e re’: Një

In the most difficult, embarrassing, saddest moments, the most therapeutic thing is humor. Traffic is blocked, the city is empty, people are getting sick day by day, we are stuck at home and maybe we are separated from our partners with so much time we spend with them. Let's think of something else, something easier.

Deni Hoxha posted a work of art on Twitter. Technically it's a playlist on Spotify, but qualifies as art. It's called Albanian Corona and starts with "Alo Alo Ambulance" by Sinan Hoxha, follows "You're the Cure for the Sick" by Ylli Baka, "Distance" by Gjiko and ends with "Medication" by Shpat Kasapi and "Life Head Sprov" by Gold AG. All the other songs in the album have some reference to illness, medicine, death, suffering, doubt and touch. As we said, art. We knew that Albanian music was very humble, but not so.

Musicians sing to connect spiritually with the listener in all-encompassing situations. Apart from love and sharing, it seems that the pandemic is quite present in the songs.