Showbiz

Alketa Vejsiu bën realitet ëndrrën e fëmijërisë: Moderatorja takon idhullin e saj!

Alketa Vejsiu bën realitet ëndrrën e fëmijërisë:

Alketa Vejsiu, ashtu si shumë të tjerë, është frymëzuar nga figurat italiane në fillesat e saj në karrierën televizive. Në një postim në Instagram, moderatorja është kthyer pas në kohë duke treguar një ndër ëndrrat e fëmijërisë, të cilën e bëri realitet. Ajo ka takuar Lorella Cuccarini – balerinë, moderatore, këngëtare dhe aktore italiane – në një prej shfaqjeve të saj, Non mi hai più detto ti amo.

Alketa Vejsiu bën realitet ëndrrën e fëmijërisë:

“Pothuajse 25 vite më parë, i kërkova një gazetareje të televizionit publik shqiptar që të më intervistonte sepse një ditë do të bëhesha e famshme! I fola për idenë se kur të rritesha doja të bëhesha si Cuccarini. Teksa shihja televizionin italian, e doja për faktin se ishe bjonde, këndonte dhe vallëzonte, ishte elokuente dhe inteligjente si askush tjetër; ishte një grua që Italia e donte jo vetëm se ishte e bukur, por sepse ishte e zonja!”

Alketa Vejsiu bën realitet ëndrrën e fëmijërisë:

Më tej shkruan:

“E kështu mbeti në mendjen time si një model që duhej ndjekur! Imitoja Ambra Angiolini-n, por më shumë doja të bëhesha si Lorella! Kanë kaluar 25 vjet që nga ajo intervistë dhe ishte me të vërtetë bukur të takoja Lorella-n; bukur sepse simbolizon një fëmijëri plot ëndrra, bukur sepse ajo është fantastike.”

Ndër të tjera, Vejsiu tregon se daja i saj ruante me fanatizëm një kasetë speciale të të gjitha daljeve të saj, ku në një prej tyre shprehet se “dëshiron të bëhet si Cuccarini”.

“Ja kështu mbeten gjurmët e historisë së jetës, në shirita kasetash që sot mund të ilustrohen me takime të vërteta e të gjalla, të ëndrrave të fëmijërisë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

REELS

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Alketa Vejsiu makes a dream come true: The moderator meets her idol!

Alketa Vejsiu bën realitet ëndrrën e fëmijërisë: