Showbiz

'Fan Club Big Brother VIP': Konfirmohen moderatorja & opinionistët

'Fan Club Big Brother VIP': Konfirmohen moderatorja &
Foto: Top Channel/ Instagram

Pritjes për konfirmimin zyrtar të moderatores dhe opinionistit tjetër, pas Françeska Muratit, të "Fan Club Big Brother VIP" i ka ardhur fundit dhe kishim pjesërisht të drejtë!

Moderimi për edicionin e pestë të "BBVA" i ka kaluar Kiara Titos, e cila kthehet për herë të dytë si moderatore e "Fan Club", që nga edicioni i tretë i spektaklit.

Opinionisti, nga ana tjetër, është zbuluar zyrtarisht se do të jetë Arjan Konomi, i cili rikthehet në Top Channel dhe në televizion pas disa vitesh mungesë, që kur shërbente si opinionist në "Për'puthen".

Komentet për dyshen kanë qenë njësoj pozitive dhe entuziaste, me shumë njerëz që do donin t'i shihnin Kiarën dhe Arjanin "në prime time" e jo vetëm në "Fan Club". Dhe kjo na kujton se për edicionin e pestë të "Big Brother VIP Albania" vazhdojnë të mbeten mister dy opinionistët e zgjedhur për këtë vit, pas konfirmimit se moderatori për të tretin vit radhazi do të jetë Ledion Liço.

Përsa u përket banorëve të mundshëm, ndër listat me emra që qarkullojnë kudo, moderatorët e UëTëFë Show, në Andale Media, i telefonuan të gjithë me radhë për të marrë ndonjë reagim. Shiheni këtu, disa e bënë mjaft të qartë, edhe pa thënë "po", se me siguri do t'i shohim brenda shtëpisë së Big Brother. ;)

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

'Big Brother VIP Fan Club': Moderator & opinionators confirmed

'Fan Club Big Brother VIP': Konfirmohen moderatorja &
Photo: Top Channel/ Instagram

The wait for the official confirmation of the next moderator and commentator, after Françeska Murati, of "Big Brother VIP Fan Club" has come to an end and we were partially right!

Moderation for the fifth edition of "BBVA" has passed to Kiara Tito, who returns for the second time as moderator of "Fan Club", since the third edition of the show.