
E ftuar në "The Dalina Show" në Andale Media, Fifi foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e saj me Flor Mumajesin.
E pyetur nga Dalina Buzi se çfarë marrëdhënie ka me Florin sot, duke marrë parasysh se një vit më parë deklaroi se “ka një vit që i shkruan dhe nuk i ka kthyer përgjigje”, Fifi u përgjigj:
"Vazhdojmë njësoj, unë i shkruaj, ai s'kthen. Çfarë të bëjmë."
Më tej, Fifi u shpreh me shaka:
"Ndoshta duhet t'i shkoj te dera t'ia thyej."
E pyetur se përse ka kaq shumë nevojë të ketë kontakt me Florin, ndonëse nuk i kthen përgjigje prej kohësh, Fifi u përgjigj:
"Po, është daja i Theo Malit [djalit të Fifit], është shoku im i shpirtit dhe s'mund ta imagjinoj mos të flas me... Domethënë, djalin tim e ka parë vetëm kur ka qenë djali dy muajsh."
Duke rikujtuar se si lindi shoqëria - dikur e ngushtë - mes tyre, Fifi tha:
"Prej muzikës [lindi shoqëria]. Kemi punuar bashkë në periudhën 2020-2021. Energjinë e kemi të njëjtë shumë. Patjetër që e kam të nevojshme [të flas me Florin]. Besoj që edhe ai e ka të nevojshme të flasë me mua."
Në fund, pa përmendur detaje, por duke nënkuptuar diçka, Fifi tha se "kushedi se ku i ka ngelur hatri" që refuzon të flasë me të, duke përsëritur edhe një herë shakanë se e vetmja zgjidhje që i ka mbetur tani, është të shkojë t'i thyejë derën për të komunikuar me të.
Duke rikujtuar dhe një episod nga 2019-a ku dyshja papritur hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami, pasi u përfolën edhe për një lidhje romantike madje, Fifi shpjegoi se kishte qenë një moment gjaknxehtësie:
"Ai ka qenë moment euforik, isha 25 vjeç, isha e vogël."
Intervista e plotë: