News

Albert Stanaj, ky shqiptar do bëjë namin në 2015-ën

Me shumë mundësi as që ia keni idenë se kush është Albert Stanaj, por të jeni të sigurt se ky djalë do të bëjë bujë këtë vit. Dhe këtë e paralajmëron në profilin e tij në Instagram, ku shihet duke kënduar krah Chris Brown, në shtëpinë e Drake dhe në krah të producentit  Jay-Z, kompania e të cilit ka në menaxhim  këngëtarë si Rita Ora, Rihanna, Kanye West e shumë yje të tjera të muzikës.

 “2015, vetëm jini gati,” shkruan djaloshi shqiptar duke lënë të kuptohet se emri i tij do të dëgjohet fort gjatë këtij viti.

Ai ka kënduar dhjetëra këngë të famshme të cilat i ka postuar në Youtube, Vine, Instagram etj. dhe mbështetëse e tij madje është edhe Kim Kardashian, e cila ka postuar videon e tij duke kënduar “Only One” të Kanye West në Twitter. 20-vjeçari Stanaj, në profilin e tij në Instagarm ka edhe foto me futbollistin Xherdan Shaqiri për të cilin thotë se është mbështetës i tij. Dhe ajo që duket qartë, është se talenti i tij është i jashtëzakonshëm.

Ai  jeton nw New York ku prej pak kohësh është diplomuar në shkollën e mesme Archbishop Stepinac në të cilën ka fituar brsë për talentin e tij të jashtëzakonshëm në teatër. Ai është shfaqur edhe në “Dancing ëith the stars” në rolin e këngëtarit pak kohë më parë. Gjatë një interviste për Creative Recreations, ai ka folur për idhujt e tij më të mëdhenj në muzikë të cilët ishin Michael Jackson, Maxwell dhe Whitney Houston. Grupet e produksionit The Stereotypes dhe Da Internz, me të cilët po punon Stanaj aktualisht, kanë punuar edhe me yje si Rihanna, Big Sean, Justin Bieber, Chris Brown etj. kështu që kjo, mund të jetë një mundësi e artë për 20-vjeçarin. Rita Ora, liro rrugën, një shqiptar tjetër po është gati të shkëlqejë në Hollywood.

 

Burimi: Complex

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb