Showbiz

Albano Bogdo flet për divorcin dramatik të prindërve

Albano Bogdo flet për divorcin dramatik të prindërve

I ftuar në rubrikën: “Përpara Pasqyrës” në emisionin “Oktapod”, aktori Albano Bogdo ka folur si kurrë më parë për divorcin e prindërve. I pyetur nga moderatori Turjan Hyska nëse ai e kishte falur babanë e tij për braktisjen e familjes, Bogdo u përgjigj: “Nuk e kam akuzuar ndonjëherë për ndonjë gjë. E kam bërë të ndihet keq, por jo se mendoja vërtet që meritonte të ndihej keq.

“Prindërit e mi kanë qenë të martuar. Babai ra në dashuri me dikë tjetër, natyrisht që do shkonte me atë. Problemi është që mbase mund ta kishte zgjidhur pak më mirë me mamanë, t’ja shpjegonte më natyrshëm, të mos bënin atë ndarjen e menjëhershme.”- vijoi më tej ai duke argumentuar se një gjë e tillë ndodhi edhe për faktin se në martesat e atëhershme mungonte dialogu mes çifteve.

Në fillim të intervistës, i pyetur për mënyrën sesi e kishte përjetuar divorcin e prindërve duke jetuar në një qytet të vogël si Saranda, ai u përgjigj me humor: “Ka dy mënyra për ta parë. Është mënyra e vuajtur... Është dhe mënyra që zgjidhja unë ta shikoja, që babai është ganster dhe zuri dashnore.”

Aktori i spektaklit “Apartamenti 2XL” rrëfeu gjithashtu për periudhën e vështirë që i ishte dashur të kalonte gjatë adoleshencës dhe u shpreh se falenderonte Zotin çdo ditë që më në fund kishte mundur të dilte nga varfëria në të cilën jetonte. Ndiqni intervistën e plotë.

REELS

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti

Nisjani toksikut 😂

Iluzioni optik më i famshëm në botë

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!