Këngëtarja shqiptare nga Kosova Shyhrete Behluli ishte e ftuar në emisionin “NIN” në Klan Kosova ku rrëfeu disa detaje interesante mbi dasmën e saj në një kohë trazirash si viti 1981.
“Unë jam martuar në vitin 1981, pas demostratave. Si këngëtare unë dhe Shkurte [Fejza] kemi patur një repertor pak më ndryshe dhe u përhapën fjalë se unë isha vrarë. Mendonin se isha vrarë gjatë demostratave. Por kur u martova, njerëzit erdhën për të më parë nisur nga kureshtja, donin të dinin a ishte apo jo e vërtetë që isha vrarë. Nuk mund ta besoni dot sepse nuk kemi as foto as video, por dy anët e rrugës për rreth 1 km kanë qenë të mbushura me njerëz. Nuk mund të dilja nga dera, aq sa vjehrri im u detyrua të qëllonte me allti [armë] sa për t’i trembur pak."