Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha kanë në plan të martohen, por jo tani. As më vonë. E dini kur? Kismet.
Në fillim të muajit, Eraldo Rexho tha për “Edicionin Veror” se Marsela dhe Vitmari do të martohen. Ishte një lajm i këndshëm, pasi dyshja replikoi në një intervistë të mëparshme për punë propozimesh dhe datash dasmash. Por s’është tërësisht i vërtetë.
Në kopertinën e Revistës Who, Vitmari qartëson: “Pavarësisht se është përfolur shumë në portale apo media për fajin tënd [Eraldo], ne nuk kemi ndarë apo planifikuar asgjë. Do na pëlqente pse jo, siç themi ne tironsit, ‘me kismet t’Zotit.’”
Kurdo që të jenë gati, çifti e di si e do ceremoninë. “Buzë deti, të rrethuar nga njerëzit që duam fort, prindërit, shoqëria, diçka e thjeshtë, por kuptimplotë dhe me siguri shumë muzikë të mirë,” tregon Marsela.