Andalé Media, platforma shqiptare me qëllim argëtimin dhe reflektimin e audiencës, përmes podkasteve, reels, momenteve virale dhe situatave komike/dramatike (që me shumë gjasa të ka pushtuar çdo rrjet social), është vlerësuar me "Silver Play Button", një sukses historik, i cili mund të arrihet nga shumë pak kanale në botë (0.6%).
Andalé Media fitoi vlerësimin prestigjoz, duke u pozicionuar si një prej mediave në botë që krijon përmbajtje digjitale dhe për më tepër, ky vlerësim bëhet kur një platformë kalon numrin e 100,000 abonentëve në YouTube. Andalé Media numëron 117 mijë abonentë.
Sigurisht, procesi i verifikimit është tejet i rreptë, ndaj mund të kesh parë që kanale të ndryshme, ndonëse i kanë kaluar 100.000 abonentë, sërish nuk kanë marrë "Silver Play Button". Për ta marrë vlerësimin e rëndësishëm, plotësohen disa kritere, si:
- Abonentë origjinalë, jo të blerë
- Përmbajtje autentike dhe të përditësuar
- Respekton rregullat e YouTube për monetizimin dhe nuk ka precedentë për shkelje
- Klikime reale, jo të paguara
- Përdorimi i drejtë i algoritmit
- Kanali duhet të jetë i lidhur me llogari të vlefshme
Pse kjo arritje është kaq domethënëse për Andalé dhe median në Shqipëri?
Suksesi i Andalé Media shkon përtej të rinjve, të cilët me kreativitetin dhe përkushtimin e tyre janë vlerësuar nga gjiganti YouTube, duke cekur edhe median shqiptare në përgjithësi. Andalé Media jep një kontribut madhor në njohjen e kanaleve shqiptare në botë, duke ndikuar drejtpërdrejt në vendosjen e një standardi të ri në industrinë e argëtimit dhe në rrjetet sociale.
Duke qenë se arritja është e rrallë dhe nga 113 milionë kanale aktive që qarkullojnë në YouTube, vetëm 520 mijë prej tyre kanë marrë "Silver Play Button" (rreth 0.6% e kanaleve në rang botëror), duhet çmuar ky ndikim i jashtëzakonshëm që Andalé ka sjellë për median në vend.
Andalé është pjesë e rëndësishme e një klubi të njohur ndërkombëtarisht, me krijime origjinale dhe autentike. Disa nga emisionet e Andalé Media, të cilat trajtojnë tematika të ndryshme, si dhe sjellin kreativitetin dhe energjinë e të rinjve.
"The Dalina Show"
"Pa Manual"
"O me 3, o me 8"
"GOATS"
"Uëtëfë Show"
"LaVilla Drama by Andalé"
"Andalé Sport"
"Jo Veç Kullera"
Pra, ka një arsye pse Andalé Media të del kudo, të bën të qeshësh/reflekton dhe të fton të shprehësh mendimin tënd: Është një platformë unike, autentike dhe kreative, si dhe tashmë, një media e njohur në botën digjitale.
Meqë ra fjala, mund t'i bësh subscribe këtu dhe të mos humbësh asgjë nga sezoni i ri që po rinis fuqishëm!
Shënim: Kanali i Andalé Media menaxhohet nga Acromax sh.p.k.