Showbiz

U akuzua për abuzimin e një vajze të mitur: Gjiko rrëfen për rastin e shumëpërfolur

U akuzua për abuzimin e një vajze të mitur: Gjiko rrëfen
Gjiko

Tre vite më parë, reperi Asdren Gjikollit, i njohur si Gjiko, ishte akuzuar për abuzimin e një vajze të mitur, 15 vjeç. Ai, fillimisht, i mohoi pretendimet e mediave, por më pas, foli për rastin dhe më tej, u shpall i pafajshëm me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, Gjiko foli sërish për ngjarjen shokuese, duke u shprehur se vajza ishte pranë moshës 18 vjeç dhe se ajo ishte një fanse e madhe e reperit.

“Na u shemb bota mbi neve. U përhapën aludime se unë kisha fjetur me një vajzë pa dëshirën e saj, nën ndikimin e kanabisit. Akuza nuk erdhi nga ajo, por nga prokuroria. Ka qenë një vajzë pothuajse 18-vjeçare, për 1-2 muaj. Ajo ka qenë duke bashkëjetuar me dikë. Ajo e ka thënë këtë në një deklaratë në polici, por arsyeja pse ishte në polici, nuk kishte fare të bënte me mua”, tha Gjiko.

Më tej, reperi vijoi:

“Kjo vajza ka qenë një fanse shumë e zjarrtë që ka dashur të ketë kontakt me mua. Fati im ishte që i kisha (bisedat me të) ato që më kishte shkruar nëpër Facebook. Ka pasur shkrime, duke i thënë vajzës: “Të lutem, më lër të qetë. Nuk jam i interesuar të kem diçka me ty”, duke theksuar se kur gjykata i pa provat, vendosi që ta shpallte të pafajshëm Gjikon dhe personat e tjerë të përfshirë në akuzë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S'e Luan Topi (@seluantopi)

Gjiko u shpreh gjithashtu se komunikoi me Elitën, bashkëshorten, e cila sipas tij, qëndroi stoike. 

"Me Elitën e kemi folur hapur. Më ka pyetur nëse ishte e vërtetë. Ajo ka qenë stoike, më ka qëndruar pranë".

Ai tha gjithashtu se përjetoi ankth dhe stres, por mendja i shkonte gjithnjë te familja.

"Për mua u shkruan gjëra banale. Kam kaluar stres, ankth, dëme emocionale e psikologjike… por mendja më shkonte tek gruaja, fëmijët, babai, nëna. Çfarë mund t’u bëja atyre?".

Në qershor të këtij viti, Gjiko u shpall i pafajshëm. Sipas pretendimeve të vajzës anonime, reperi dyshohej se kishte mashtruar me premtime për karrierë muzikore e më pas, kishte përdorur substanca narkotike dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të. Lajmi u përhap me shpejtësi në rrjete sociale dhe media, duke shkaktuar reagime të forta në publik dhe duke vënë nën presion figurën publike të reperit. Megjithatë, menjëherë pas publikimit të pretendimeve, Gjiko i mohoi kategorikisht të gjitha akuzat.

Pas shpalljes së vendimit, edhe Elita Rudi bëri një deklaratë në rrjetet sociale, ku shkroi:

“Sot mbyllet një plagë që na dhembi, por kurrë nuk na ndau. Sot u vërtetua ajo që zemra ime e ka ditur gjithmonë: Ti je i pafajshëm! I kemi duruar fjalët, akuzat, dyshimet, por asnjëherë s'u dorëzuam”.

Më tej, Elita kujton momentin kur Gjiko i tha se nëse ajo është me të, s’ka rëndësi se kush i vihet kundër.

“Më kujtohet si sot kur më the: “Nëse ti je me mua, s’ka rëndësi kush është kundër, veç të të ty mjafton”. Ti kurrë s’e ule kokën, punove më shumë se kurrë e kur unë u dobësova, forca jote më ngriti. Sot qaj nga gëzimi që e vërteta u tha. Përpara kemi veç dritë bashkë, më të fortë se kurrë!”.

REELS

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Teach them young!

🆕Fresh start marketing pack! Më shumë promovim, më shumë rritje, më shumë klientë të rinj! 📈 Për më shumë info na telefononi në +355 0697070150

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.