Asgjë pa lejen e Adele, sidomos kur vjen puna tek një politikan. Këngëtarja e dashur është nxehur me politikanin dhe pasanikun amerikan, Donald Trump. Trump i cili së fundmi është edhe kandidat për president, ka përdorur këngën e saj gjatë fushatës së tij. “Rolling in the deep” është kënga me të cilën ai ka hapur fushatat ndërsa “Skyfall” është përdorur në fjalimin e tij rreth të ardhmes së Amerikës.
Në fakt janë fansat ata që janë nxehur të parët me këtë gjë. “Nuk mendoj se ai i ka marrë leje asaj”, tha njëri prej tyre. “Të lutem mos e shkatërro dhe këtë gjë të bukur që kemi”, ka thënë dikush tjetër. Mesa duket, kritikat kanë qenë kaq të shumta sa Adele më në fund është përgjigjur. “Adele nuk i ka dhënë askujt të drejtën për të përdorur muzikën e saj në fushatë politike,” ka thënë përfaqësuesi zyrtar i saj.
Burimi: The Independent / Përshtati: Ergisa Bejkollari