
Jo më larg se mbrëmë, emri i Drake ishte kudo në Twitter dhe TikTok, pasi të gjithë menduan se artisti u arrestua në një club të Stokholmit.
Por, ekipi i këngëtarit i mohoi akuzat duke thënë se në fakt artisti:
1. Nuk u arrestua në Suedi.
2. Ishte rehat dhe oçe-oçe në dhomën e hotelit.
Drake mbërriti të mërkurën në Suedi dhe ende është e paqartë arsyeja pse ndodhet atje, por gjithsesi, ja, e shkaktoi një thashethem. *Nuk lihesh vetëm ti jooo*.
Fatmirësisht, Drake s’ka ndonjë problem me policinë suedeze dhe ende po shijon suksesin e albumit të tij të ri “Honestly Nevermind”. Ndërsa ne, ende jemi stakuar te performanca e tij me Backstreet Boys, të cilën po ta risjellim në vëmendje.
What’s better than I Want It That Way?
— Backstreet Boys (@backstreetboys) July 3, 2022
I Want It That Way…. f/ @Drake #BSBTO #DNAWORLDTOUR pic.twitter.com/pKVQK2XtDN
Shënim: Anabel.al tashmë edhe në aplikacion – për ta shkarkuar klikoni këtu për iOS dhe këtu për Android.