Health

A mund të jeni shtatzanë?

1.Përzierje
Një nga shenjat e shtatzanisë është përzierja. Ajo buron nga ndryshimi i shpejtë i nivelit të estrogjenit dhe progesteronit.

2.Rritja e gjokseve
Nëse gjokset tuaja janë të ndjeshme edhe ndaj prekjes më të vogël, ju mund të jeni shtatzanë. Ju e keni parasysh kur jeni me perioda sesa të ndjeshme bëhen gjokset? Shumëzojeni atë me 100. Edhe 2 ose 3 javë pas konceptimit, ndryshimet hormonale mund të shkaktojnë këto ndryshime në gjoks sipas “American Pregnancy Organization”. Ata gjithashtu mund të duken më të plotë dhe më të rëndë gjë që do të vazhdojë dhe gjatë shtatzanisë.

3.Gjakderdhja 
Nëse ju vini re gjakëderdhje, mund të mos jenë periodat tuaja, por një shtatzani. 

4.Lodhja
Nëse shkoni herët në shtrat mund të jeni shtatzanë. Ju mund të fajësoni për këtë dhe ndryshimin e nivelit të progesteronit, por kini parasysh që trupi juaj po punon më shumë këto ditë.

5.Oreksi ose neveritja e ushqimit
Nëse ju mund të ndjeni aromën e gatimit në shtëpinë e derës ngjitur mund të jeni shtatzanë. Ata që janë shtatzanë bëhen më të ndjeshëm ndaj tyre. Disa aroma mund t’ju bëjnë më të uritur dhe disa që t’ju neverisin ushqimet.

6.Marrje mendsh 
Nëse ndiheni sikur jeni në një traget pa ujë përreth, ju mund të jeni shtatzanë. Kur jeni shtatzanë, enët e gjakut zgjerohen, tensioni bie dhe ju keni marrje mendsh. Herët në shtatzani, të ndjerurit i dobët mund të lidhet dhe me sasinë e ulët të sheqerit në gjak. 

7.Luhatjet e humorit
Nëse qani si histerike për gjëra të vogla, ju mund të jeni shtatzanë. Gjithmonë sipas “American Pregnancy Organization” hormone në trupin tuaj mund të shkaktojnë një gjendje emocionale të pazakontë dhe të dobët.

Burimi: Women's Health; Përshtati: Klarida Bregaj

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb