Metropolitan

A i ngjajnë vërtet partnerët njëri-tjetrit me kalimin e kohës? Ja ç’thotë studimi

A i ngjajnë vërtet partnerët njëri-tjetrit me kalimin e
@enedatarifa/Instagram

Ndërsa pamë këtë foto të Eneda Tarifës dhe Gent Laskut në Instagram...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa)

Këtë komentin që shkroi atë që po mendonim, si dhe konfirmimin e Enedës, na (ri)lindi pyetja: “A marrin ‘hijen’ e njëri-tjetrit partnerët me kalimin e kohës?’.

A i ngjajnë vërtet partnerët njëri-tjetrit me kalimin e

Kështu, kërkuam dhe zbuluam një studim në Universitetin e Stanfordit në SH.B.A, ku studiuesit kanë përdorur teknologji moderne për këtë çështje. Pasi kanë analizuar mijëra fotografi publike të çifteve, ata besojnë se më në fund mund t’i japin një zgjidhje çështjes.

“Është diçka për të cilën njerëzit besojnë dhe ne ishim kuriozë për këtë," tha Pin Pin Tea-makorn, një studente PhD në Stanford. "Mendimi ynë fillestar ishte se nëse fytyrat e njerëzve ngjasojnë me kalimin e kohës, ne mund të shohim se cilat lloje karakteristikash ngjasojnë."

Duke punuar me kolegun e saj nga Stanford, Michal Kosinski, Tea-makorn përdori si burim Google, njoftimet e përvjetorit të gazetave dhe faqet e internetit për fotot e çifteve të marra në fillim të martesave të tyre dhe shumë vite më vonë. Nga këto ata përpiluan një bazë të dhënash me fotografi nga 517 çifte, të marra brenda dy viteve nga kurorëzimi në martesë dhe midis 20 dhe 69 vjetësh më vonë.

Për të provuar nëse fytyrat e çifteve u bënë të ngjashme me kalimin e kohës, studiuesit u treguan vullnetarëve një foto të një personi të shoqëruar nga gjashtë fytyra të tjera, ku njëra prej tyre ishte bashkëshorti/ja, ndërsa pesë fytyrat e tjera të zgjedhura rastësisht. Vullnetarëve më pas iu kërkua të renditnin se sa të ngjashme ishin secila nga gjashtë fytyrat me individin e përzgjedhur. E njëjta detyrë u krye më pas nga softueri i njohjes së fytyrës.

Në studimin origjinal në vitin 1987, psikologu i ndjerë Robert Zajonc, në Universitetin e Miçiganit, arriti në përfundimin se fytyrat e çifteve u bënë më të ngjashme kur martesat e tyre vazhdonin dhe ky efekt ishte më i madh në varësi të lumturisë. Shpjegimi, kanë argumentuar psikologët, është se të jetuarit me dikë formon fytyrat e njerëzve; me dietë, mënyrë jetese, kohë duke qëndruar jashtë etj.

Sidoqoftë, Tea-makorn dhe Kosinski përshkruajnë se ata nuk gjetën prova për çiftet që dukeshin më të ngjashëm me kalimin e kohës. Sidoqoftë, ata dukeshin më të ngjashëm se në fillim të marrëdhënies së tyre.

Gjetjet sugjerojnë se çiftet e famshme të tilla si Dylan Sprouse and Barbara Sprouse dhe Courteney Cox and partner Johnny McDaid, nuk do të duken më të ngjashëm me kalimin e kohës. Ata thjesht kanë zgjedhur partnerë që kanë tipare të ngjashme me veten.

A i ngjajnë vërtet partnerët njëri-tjetrit me kalimin e
Dylan Sprouse and Barbara Sprouse
A i ngjajnë vërtet partnerët njëri-tjetrit me kalimin e
Courteney Cox and partner Johnny McDaid

“Një nga problemet kryesore në shkencat shoqërore është presioni për të dalë me teori të reja, të mahnitshme dhe të vlefshme për lajme. Kjo është mënyra se si publikoheni, punësoheni. Si rezultat, fusha është e mbushur me koncepte dhe teori jo të vërtetuara si duhet,” tha Kosinski.

Një nga projektet e ardhshme të dy studiuesve është të hetojnë pretendimet se emrat e njerëzve mund të parashikohen me saktësi vetëm nga fytyrat e tyre. "Ne jemi skeptikë", tha ai.

REELS

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

Gruaja, burri 👀 apo vajzat që kërcejnë?

-60% ulje. 😍 Koleksioni SS ‘25 @replay . S’ka nevojë për shumë fjalë, thjesht shko dhe shopping të mbarë. 🛍️

Ana tjetër e koncerteve 🎶

Shtazëri! Bura të papjekur, te pazhvilluar mendërisht, burra gjithë komplekse, që s'vunë kurrë autoritet me mendje e vepra dhe e vënë me badge e dhunë.

Amy Lee e shkroi këtë këngë në moshën 19-vjeçare, ndërkohë që ishte në një marrëdhënie abuzive, kur miku i saj (dhe bashkëshorti i ardhshëm) e pyeti drejtpërdrejt: “A je e lumtur?” Ajo mbeti e shtangur. Mendonte se kishte qenë “duke u sjellë krejtësisht normalisht.” Por ai nuk u mashtrua. “E ndjeva sikur ai mund të shihte drejt e në shpirtin tim. Kjo më frymëzoi të gjithë këngën,” – tha ajo. Kënga flet për “t’u zgjuar dhe për të kuptuar të gjitha gjërat që të kanë munguar prej kaq shumë kohësh.” Në një kuptim më të gjerë, është për t’u shkëputur nga diçka që e dija se kisha fuqinë ta bëja nëse do isha mjaftueshëm e guximshme dhe përfaqësonte “dëshirat e vërteta, zhgënjimet dhe frikërat e pathëna, qëndrimin përballë marrëzive përreth meje [që] isha gati t’i mposhtja.”

👀 @jlo Source: @patryczon

Mesazhi është i qartë: Mos mëkatoni!

----news/68559/a-i-ngjajne-vertet-partneret-njeri-tjetrit-me-kalimin-e-kohes-ja-cthote-studimi-i83555