
Në një intervistë të fundit për People, Heidi Klum ka folur për gjithçka, nga prindërimi te karriera dhe plakja, por ka qenë një deklaratë që ka marrë gjithë vëmendjen: supermodelja thotë se rri topless para fëmijëve të saj dhe nuk sheh asgjë të keqe në gjithë këtë.
“Jam gjithmonë shumë e hapur me trupin tim. Kur bëj plazh në oborr, mund të mos kem reçipeta. Jam europiane, fëmijët e mi nuk më njohin ndryshe,” tha Klum.
Kjo deklaratë vjen pas kritikave të shumta që Heidi mori në vitin 2023, kur pozoi në një reklamë të brendshmesh bashkë me vajzën e saj, Leni. Reklama u konsiderua nga shumë si “e pakëndshme” dhe “e papërshtatshme” për një raport nënë-bijë, por Heidi s’e shihte kështu.
“Jam krenare për vajzën time,” tha ajo. “Asaj nuk i bën përshtypje. Ne jemi rehat.”
Megjithatë, shumë njerëz nuk janë aspak rehat me këtë filozofi të “hapur europiane”, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhënien prind–fëmijë dhe kufijtë e shëndetshëm në familje.
Arsyetimi i Heidi-t për të qenë topless para fëmijëve si pjesë e kulturës europiane nuk është fort bindës, sidomos kur ekspertët paralajmërojnë se nuditeti në familje, në varësi të moshës dhe ndjeshmërisë së fëmijëve, mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre emocional.
Në të njëjtën intervistë, Heidi rrëfeu edhe anët më të zakonshme të të qenit nënë: ankthi i përhershëm për fëmijët, ndjenja e fajit dhe sakrificat që i bën çdo ditë. “Kur je prind, kalon në fund të radhës,” thotë ajo.
Por deklaratat për topless-in në prani të fëmijëve, në mënyrë të pashmangshme, e largojnë fokusin nga këto pjesë më njerëzore dhe e kthejnë diskutimin te kufijtë mes “të qenit rehat me trupin” dhe “ndjeshmërisë që duhet treguar në marrëdhënien prind–fëmijë”.
Ju si mendoni?
Burimi: People