Metropolitan

Emily Ratajkowski divorcohet zyrtarisht nga Sebastian Bear-McClard

Emily Ratajkowski divorcohet zyrtarisht nga Sebastian Bear-McClard
Getty Images


Emily Ratajkowski dhe ish-bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, janë zyrtarisht beqarë, gati tre vite pasi fillimisht kërkuan divorcin.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Daily Mail, një vendim gjyqësor u depozitua në Gjykatën e Lartë të Manhatanit më 22 korrik.

Dokumentet zbulojnë gjithashtu se është lëshuar një urdhër i specializuar për mbështetje financiare mjekësore për fëmijën, pasi ish-çifti ka një djalë trevjeçar, Sylvester Apollo Bear.

Divorci i tyre ishte pothuajse përfunduar në dhjetor të vitit 2024, pasi ishte arritur një marrëveshje. Megjithatë, detajet janë të pakta, pasi regjistrat e divorcit janë ligjërisht privatë në New York, ku ata bënë aplikimin.

Avokati i Emily-s raportohet se “dorëzoi një sërë dokumentesh” në atë kohë, përfshirë urdhrin për mbështetje për fëmijën, certifikatën e shpërbërjes së martesës dhe një vendimin për divorc. Sipas Daily Mail, projekti i saj ishte “kthyer për korrigjim”.

Disa muaj përpara se të dorëzohej kërkesa fillestare në shtator 2022, një burim konfirmoi për Page Six se modelja kishte nisur të planifikonte divorcin pasi dolën thashethemet për tradhti.

“Po, e tradhtoi. Është një tradhtar serial. Është i neveritshëm”, tha burimi në atë kohë.

Emily Ratajkowski divorcohet zyrtarisht nga Sebastian Bear-McClard

Që nga ajo kohë, ajo e ka përqafuar jetën si beqare dhe madje ka kthyer unazën e fejesës nga Sebastian në dy “unaza divorci” të personalizuara, me ndihmën e dizajneres së bizhuterive që kishte krijuar unazën origjinale, Alison Chemla.

“Unazat përfaqësojnë evolucionin tim personal,” tha autorja e “My Body” për Vogue në lidhje me këtë vendim. “Nuk mendoj se një grua duhet të mos ketë diamant vetëm sepse humbi një burrë.”

Ja pra, ka një anë të mirë dhe divorci!

REELS

@orindahuta you lucky woman! 🧿 *Te plote intervistën e gjeni te “Dalina Show” në Youtube/Andale

Fushatat promocionale të Anabel janë këtu për t’i dhënë dritë markës tënde këtë fundvit! 🎁🎄 Zbulo i pari si mund të bëhesh pjesë! 📞 +355 69 707 0150 #AnabelHolidayCollabs

Ç’kod veshjeje! 😼

✨ Çdo ide fillon me një ëndërr, por bëhet realitet kur njerëzit bashkohen për ta ndërtuar. Java Globale e Sipërmarrjes bën bashkë njerëz me ide, vizion dhe guxim për të formësuar të ardhmen e biznesit në Shqipëri. 💡 Një javë plot frymëzim, bashkëpunim dhe energji pozitive. @delinaibrahimaj @startup_albania_agency @mei.gov.al

POV: Po fle te gjyshërit në fshat

👀 Për çfarë po flasin? 👀

Mos zgjidhni më lodra vetëm se janë “të bukura”. Zgjidhni ato që formojnë trurin, emocionin dhe kujtimet. Na shkruaj moshën e fëmijës dhe ne do të të ndihmojmë të gjesh lodrën që bën diferencën. @noahs.ark.al – Loja që formon të ardhmen.

Njësoj motër, njësoj.

Vlerësojini gratë sa i keni në këtë jetë.

S’kisha lekë për terapi dhe