Relationships

A është mosha vërtet 'thjesht një numër', në një lidhje romantike?

A është mosha vërtet 'thjesht një numër',

Mosha është vetëm një numër, apo jo? Për disa çifte, absolutisht. Megjithatë, për të tjerë, mosha është shumë më tepër se një numër. 

Diferenca në moshë midis partnerëve mund të krijojë shqetësime se ndoshta lidhja s'do funksionojë apo probleme lidhur me atë se si do e shohin njerëzit lidhjen e tyre. Në këto raste, diferenca është e konsiderueshme. Përmendim Katharine McPhee, bashkëshorti i së cilës (David Foster) është 35 vite më i madh, apo George Clooney-n, gruaja e të cilit është 17 vite më e re se ai.

Dëshmitë sugjerojnë se paragjykimet lidhur me moshën, vijnë më tepër nga ideja se personi më i madh në moshë po "përfiton më shumë" nga personi më i ri (Collisson & De Leon, 2018).

Sipas psikologjisë evolucionare, preferencat e moshës janë të futura në "psikologjinë tonë të çiftëzimit". Mënyra se si mendojmë për marrëdhëniet romantike është një faktor vendimtar që formon mënyrën se si i qasemi këtyre marrëdhënieve.

Psikologjia evolucionare bazohet në premisën që mendja njerëzore ka evoluar strategji adaptive për të mbështetur riprodhimin dhe mbijetesën (Buss, 2016). Përgjatë këtyre linjave, që prej brezave të hershëm, gratë përfituan duke kërkuar burra që kanë status dhe burime për të mbështetur rritjen e fëmijëve dhe gatishmërinë për ta bërë këtë. Këto tipare janë të lidhura me burra më të mëdhenj në moshë. Ndërkohë, burrat kanë evoluar një preferencë për gratë më të reja sepse rinia e tyre është një "sinjal për pjellori".

Kjo shpjegon pse gratë preferojnë dhe priren të martohen me burra pak më të mëdhenj në moshë dhe pse burrat priren të preferojnë dhe martohen me gra pak më të reja. Pra, lidhjet me diferencë moshe shpesh pasqyrojnë preferencat e evoluara të burrave për gratë më të reja, pjellore dhe preferencat e evoluara të grave për burrat e moshuar, me status të lartë. Në këtë aspekt, kjo diferencë moshe është edhe një prirje e fuqishme ndërkulturore.

Sidoqoftë, ky nuk është gjithnjë rasti. Ne njohim shumë çifte ku partneret gra janë ato që janë më të mëdha në moshë. Përmendim Pryanka Chopra-n, e cila është 10 vite më e madhe në moshë se bashkëshorti, Nick Jonas apo të dashurin e Madonna-s, që është 35 vite më i ri se ajo.

Çuditërisht, tek çiftet në moshë të re, ku të dy partnerët janë nën 25 vjeç, gratë priren të jenë më të mëdha në moshë. Ndërsa, në grupmosha më të mëdha, ku burrat janë në të dyzetat e lart, gratë priren të jenë më të reja. - Të paktën këtë kanë treguar statistikat e lindjeve të këtyre çifteve në SHBA.

Nëse jeni në një lidhje me diferencë të madhe moshe, ka disa pyetje që mund t'ja bëni vetes: 

- A ëshë lidhje afatgjatë apo afatshkurtër?

- A ndani të njëjtat synime për jetën?

- A planifikoni të bëni fëmijë?

- A ju mbështesin familja, miqtë?

Së fundmi, duhet të kuptoni se mosha mund të mos ketë fare rëndësi në suksesin e një marrëdhënieje. Kur dy njerëz janë të përshtatshëm për njëri-tjetrin, ndajnë të përbashkëta, kanë të njëjtin vitalitet, energji, mosha është gjëja e fundit për të menduar. Janë emocionet, mendimet dhe sjelljet e përditshme ato që përcaktojnë një lidhje.

Burimi: Psychology Today

REELS

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Is age really 'just a number', in a romantic relationship?

A është mosha vërtet 'thjesht një numër',

Age is just a number, right? For some couples, absolutely. For others, however, age is much more than a number. 

The age difference between the partners can create concerns that the relationship may not work or problems with how people will view their relationship. In these cases, the difference is considerable. We mention Katharine McPhee, whose husband (David Foster) is 35 years older, or George Clooney, whose wife is 17 years younger than him.

Evidence suggests that age-related prejudices come more from the idea that the older person is "benefiting more" from the younger person (Collisson & De Leon, 2018).

According to evolutionary psychology, age preferences are embedded in "our mating psychology." The way we think about romantic relationships is a crucial factor that shapes the way we approach these relationships.

Evolutionary psychology is based on the premise that the human mind has evolved adaptive strategies to support reproduction and survival (Buss, 2016). Along these lines, from early generations, women benefited by seeking men who have the status and resources to support child rearing and a willingness to do so. These traits are associated with older men. Meanwhile, men have evolved a preference for younger women because their youth is a signal for fertility.

This explains why women prefer and tend to marry slightly older men and why men tend to prefer and marry slightly younger women. Thus, age difference relationships often reflect the evolving preferences of men for younger, fertile women, and the evolved preferences of women for older men, with high status. In this respect, this age difference is also a strong intercultural trend.

However, this is not always the case. We know many couples where female partners are the ones who are older in age. We mention Pryanka Chopra, who is 10 years older than her husband, Nick Jonas or Madonna's boyfriend, who is 35 years younger than her.

Surprisingly, in young couples where both partners are under 25, women tend to be older. Whereas, in older age groups, where men are in their forties and above, women tend to be younger. - At least this has been shown by the birth statistics of these couples in the US.

If you are in a relationship with a large age difference, there are some questions you can ask yourself: 

- Is the relationship long-term or short-term?

- Do you share the same goals for life?

- Are you planning to have children?

- Do your family and friends support you?

Finally, you need to understand that age may not matter at all in the success of a relationship. When two people are suitable for each other, share common, have the same vitality, energy, age is the last thing to think about. It is the emotions, thoughts and daily behaviors that define a relationship.

Burimi: Psychology Today

----a-eshte-mosha-vertet-thjesht-nje-numer-ne-nje-lidhje-romantike