
Shpesh e trajtojmë jetën personale si një element apo aktivitet që ka nevojë për miratim nga të tjerët. Por ka situata ku shpjegimi i tepërt nuk është i nevojshëm, madje mund të dëmtojë besimin në vete dhe të bëjë të paqartë kufijtë tanë.
Shpesh e gjejmë veten duke dhënë shpjegime të bezdisshme ndaj të tjerëve, ndonëse nuk kemi asnjë motiv për ta bërë. Ndaj, duhet të kuptojmë se ka momente që s’duam të tregojmë detaje nga vetja apo nuk duhet të kërkojmë më insistim të dimë disa gjëra specifike për të tjerët.
Këto janë 7 raste kur nuk kemi pse të japim asnjë sqarim ndaj askujt:
1. Kur vendos kufij për kohën tënde
Koha jote nuk është pronë publike.

Në vend të historive të gjata përse nuk del për darkë apo përse nuk del më shumë, provo të thuash "Nuk kam dëshirë". Shumica e njerëzve e respektojnë më shumë një përgjigje të qartë se sa një justifikim që të lodh dhe ty.
2. Zgjedhjet personale që s’prekin askënd tjetër
A dëshiron të kesh fëmijë apo jo, nëse do të martohesh, apo si i shpenzon paratë, janë vendime që nuk kërkojnë miratimin e të tjerëve. Nuk ke pse të argumentosh pse nuk do të shkosh diku, apo pse ke nisur të ndjekësh një pasion të ri.
Jeta jote nuk është projekt grupi.
3. Pse u largove nga një punë apo lidhje
“Nuk ishte për mua” ose “U ndamë në rrugë të ndryshme” janë më shumë se të mjaftueshme.
Njerëzit mund të jenë kuriozë, por kjo nuk të detyron të rrëfesh çdo detaj të një ndarje apo largimi nga puna, veçanërisht kur komentet që marrim më pas nuk janë ndihmuese, por gjykime të fshehura.
4. Vendimet për shëndetin
Qoftë trajtime mjekësore, terapi, dieta apo zgjedhja për të mos ndjekur ndërhyrje të caktuara, këto janë vendime personale.
“Po trajtohem me mjekun tim” është përgjigje e plotë. Po ashtu edhe “Ndjehem mirë me këtë qasje”.
Përjashtim bëjnë rastet kur vendimet ndikojnë në sigurinë e të tjerëve, për shembull, gjatë sëmundjeve ngjitëse.
5. Vendime financiare që nuk përfshijnë para të përbashkëta
Si i menaxhon financat është punë e jotja. Nëse do të kursesh për të dalë në pension herët, do të jetosh në një apartament më të vogël për të udhëtuar më shumë, apo do të blesh këpucë të shtrenjta për vrap, kjo është zgjedhja jote.
Ata që kritikojnë shpenzimet e tua rrallë ndajnë buxhetin e tyre me ty.
6. Pse nuk merr pjesë në evente sociale
Mund të mos shkosh në festën e punës sepse nuk të pëlqejnë ambientet e zhurmshme, apo të shmangësh pushimet familjare që të stresojnë. Kjo nuk të bën të keqe, të bën të vetëdijshme mbi atë që preferon.
Mos u ndje e detyruar të shpjegohesh ndaj askujt.
7. Standardet dhe kufijtë personalë
Ndoshta nuk pi alkool, nuk frekuenton njerëz që nuk ndajnë disa vlera me ty, ose refuzon të punosh për kompani që bien ndesh me etikën tënde.
Këto nuk janë “tekë”, janë vendime që përfaqësojnë kush je. Dhe nuk ke pse i shpjegon, bind askënd.
“Kjo nuk funksionon për mua” është një fjali mëse e mjaftueshme.