Ditën e djeshme këngëtarja e njohur amerikane Jesicca Simpson ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se pret të bëhet nënë për herë të tretë.
Nëpërmjet një postimi 38- vjeçarja ka zbuluar gjininë e foshnjës me një dedikim special.
“Kjo vajzë e vogël do ta zgjerojë familjen tonë në 5 antarë. Ne nuk mund të jemi më të lumtur se kaq teksa ju tregojmë këtë bekim të çmuar të jetës.”
Kështu ka shkruar Jesicca në postimin e saj në Instagram.
Jesicca Simpson dhe bashkëshorti i saj Eric Johnson janë aktualisht prindër të dy fëmijëve. Një vajze 6- vjeçare të quajtur Maxwell Drew dhe një djali 5- vjeçar të quajtur Ace Knute.