
Mesa duket, marrëdhëniet e tensionuara mes dy ish-grave të Caitlyn Jenner (ish-bashkëshorti i Kris Jenner që ka bërë tranzicionin në grua), Kris Jenner dhe Linda Thompson, vazhdojnë të ndikojnë marrëdhëniet brenda familjes së përzier Jenner-Kardashian.

Sipas burimeve për The US Sun, kjo “ftohtësi” ka ndikuar edhe në vendimin e Kendall dhe Kylie Jenner për të mos marrë pjesë në dasmën e vëllait të tyre nga Caitlyn Jenner.

Dasma u realizua në shtëpinë e Linda Thompson-it në Malibu, por të dyja motrat zgjodhën të mos e bënin prioritet ngjarjen. Sipas burimeve pranë familjes, vëllai i tyre Brody Jenner nuk ka arritur kurrë të lërë pas pakënaqësitë e vjetra ndaj Kris-it dhe shpesh e ka fajësuar atë për marrëdhëniet e lëkundura brenda familjes. Kjo dinamikë duket se ka bërë të vetën edhe mes brezit të ri.
Edhe pse Kendall ka tentuar t'i ruajë kontaktet me anën Jenner të familjes, Kylie është më e lidhur me klanin Kardashian.

“Ajo u ka thënë miqve se ndjehet si një e huaj mes Jenner-ëve,” thotë një burim.
Ndërkohë, një tjetër version pretendon se motrat nuk donin të “vidhnin vëmendjen” në ditën e Brody-t, vëllait të tyre.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve, dasma intime me rreth 60-70 të ftuar u zhvillua në praninë e Caitlyn Jenner, vetëm dy javë pasi ajo humbi menaxheren dhe mikeshën e ngushtë, Sophia Hutchins, në një aksident tragjik.
Burimi: Page Six