







Domatet
Në temperaturë ambienti, domatet bëhen edhe më të mira. Nëse keni frikë se do të zbuten, mund t’i fusni në frigorifer ose më mirë akoma, t’i konsumoni menjëherë.
Patatet
Temperaturat e ulëta shkaktojnë ëmbëlsimin e niseshtes tek patatet, duke u ndryshuar përbërjen. Ruajini ato në një dollap të errët e të thatë.
Qepët
Shumë prej jush mund të jenë përballur me masën e shëmtuar në të cilën shndërrohen qepët pas disa ditësh në frigorifer. Ruajini ato në dollap.
Shalqiri dhe pjepri
Në temperaturë ambienti, pjepri dhe shalqiri do të piqen edhe më mirë.
Mjalti
I ftohti do të shkaktojë prodhimin më të shpejtë të kristaleve dhe askush nuk do kristale në çajin e kamomilit.
Kafeja
Kafeja do të thithë aromën e ushqimeve të tjera. Kafe me shije lulelakre? Jo dhe aq e këndshme. Mbajeni në sirtar për 2 javë ose në ngrirje për një kohë më të gjatë.
Buka
Të gjithë shqetësohen për mikrobet, por futja në frigorifer vetëm sa e than dhe e bën bajate bukën. Mbajeni atë në një kuti buke për jo më shumë se një javë ose në ngrirje për një kohë më të gjatë.
Borziloku
Ndryshe nga erëzat e tjera, borziloku vyshket në temperatura të ulëta dhe thith aromën e ushqimeve të tjera. Mbajni më mirë mbi banak, në një gotë me ujë si një bimë e freskët.
Burimi: Pure Wow