Lifestyle

6 mënyrat për tu kujdesur për këpucët

Të gjithë duan të mburren me këpucët e tyre, por kjo mund të ndodh për një kohë të shkurtër pasi ato prishen. Kwto janë disa nga hilet që mund t’ju ndihmojnë t’i bëni këpucët të zgjasin më shumë në kohë.

1-Mos i vishni dy herë rresht.

Ndoshta duket e vështirë kur ato janë të preferuarat tuaja, por është mirë t’ju jepni një ditë pushim dhe ato do t’ju falenderonin.

2-Kujdesuni për to.

Nëse i doni aq sa thoni kujdesuni sa më shumë për to. Pastrojini me kujdes pa përdorur ujë ose investoni për një spraj të përshtatshëm.

3-Ruajini ato siç duhet!

Mbajini çizmet në një kuti këpucësh ose vendosini në një letër mëndafshi që ti bëjë të duken të freskëta.

4-Zbërthejini këpucët.

Pas një dite të gjatë është e rëndësishme t’i zbërtheni dhe t’i hapni.

5-Kujdesuni për gomën e këpucës.

Goma e këpucës është më e rëndësishmja për të t’u kujdesur pasi ajo është e para që prishet. Kjo jo vetëm që do ti bëjë që këmbët tuaja të jenë më të rehatshme për të ecur, por do t’i bëjë dhe të zgjasin më shumë.

6-Riparimi është kujdes.

Mos i hidhni çizmet tuaja të preferuara vetëm sepse kanë disa shenja. Një dyqan i mirë për riparimin e këpucëve, mund ti bëjë ato të duken të reja dhe me një kosto të ulët.

Burimi: Cosmopolitan; Përshtati: Klarida Bregaj

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb