Metropolitan

4 gjëra për Beyoncé-n që nuk i dini ose i keni harruar

4 gjëra për Beyoncé-n që nuk i dini ose i keni harruar

Siç mund ta keni lexuar në një artikull të mëparshëm, Beyoncé ishte në kopertinën e edicionit më të rëndësishëm të vitit të revistës “Vogue”, ku ndër të tjera foli rreth shtatzënisë, problemeve me vetëbesimin, presionin e vazhdueshëm për t’u dukur si më parë dhe me një sinqeritet për t’u marrë shembull provoi edhe njëherë aftësitë e papërshkrueshme për të ndryshuar mendjen kolektive.

4 gjëra për Beyoncé-n që nuk i dini ose i keni harruar
Beyoncé’s September Issue, Photographed by Tyler Mitchell

Që pas performancës në Coachella, të gjithë thamë njëzëri se kjo është vera e Beyoncé-s, ndaj tani do t’ju prezantojmë/do t’ju rikujtojmë 4 detaje rreth jetës së yllit të muzikës.

4 gjëra për Beyoncé-n që nuk i dini ose i keni harruar
Beyoncé’s September Issue, Photographed by Tyler Mitchell

1. Një pjesë e mirë e këngëtarëve përdorin emra të tjerë arti, për t’u përshtatur me personalitetin e tyre skenik (kujto: Lady Gaga, Pink, Eminem etj), por në fakt Beyoncé mban emrin e vërtetë, i cili është një variant i mbiemrit të fëmijërisë së mamasë së këngëtares, Tina Knowles (Célestine Ann Beyincé). Duke qenë e bindur se në rrethin e saj familjar nuk do të kishte shumë djem për të trashëguar mbiemrin, Tina vendosi që vajzën ta quane Beyoncé nga Beyincé.

4 gjëra për Beyoncé-n që nuk i dini ose i keni harruar
Beyoncé’s September Issue, Photographed by Tyler Mitchell

2. Aftësinë për të kënduar Beyoncé-s ia zbuloi rastësisht mësuasja e vallëzimit në fillore, Darlette Johnson. “Këndova një këngë dhe ajo e përfundoi. I thashë ta këndonte sërish, por sigurisht që nuk pranoi pasi ishte shumë e turpshme. I premtova një dollar dhe e këndoi. U thashë prindërve që ajo këndon shumë mirë, me të vërtetë!”, tha për CNN Johnson në vitin 2013.

4 gjëra për Beyoncé-n që nuk i dini ose i keni harruar
Beyoncé’s September Issue, Photographed by Tyler Mitchell

3. Beyoncé dhe Jay-Z kanë tatuash numrin 4 me shkronja romake në gishtin e unazës.

4 gjëra për Beyoncé-n që nuk i dini ose i keni harruar

“Ne kemi të gjithë numra të veçantë në jetën tonë, i imi është numri 4. Është dita kur kam lindur, është ditëlindja e nënë sime, disa miq e të afërm kanë lindur gjithashtu më datë 4; 4 prill është dita e dasmës”, u shpreh ajo pas lançimit të albumit “4”. Edhe emri i dytë i vajzës së madhe ka një lidhje me numrin 4, Blue Ivy – IV (4 me shkronja romake).

4 gjëra për Beyoncé-n që nuk i dini ose i keni harruar
Beyoncé’s September Issue, Photographed by Tyler Mitchell

4. Gjatë MTW Video Music Awards në 2011-ën, Beyoncé zbuloi se ishte shtatzënë duke kënduar këngën “Love on Top”. “Dua që të gjithë të ndjeni dashurinë që rritet brenda meje”, tha ajo dhe më pas zbërtheu kopsat e xhaketës për të fërkuar barkun. Ajo ditë u fut në histori duke qenë se theu rekordin Guinness për numrin e postimeve për sekondë në Twitter; plot 8868 postime në sekondë. Sikur të mos mjaftonte, VMA arriti të kaptë shifrën më të lartë të audiencës në gjithë historinë e saj.

Burimi: Vogue

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

4 things about Beyoncé that you do not know or have forgotten

4 gjëra për Beyoncé-n që nuk i dini ose i keni harruar