Health

2 simptoma surprizuese të Covid-19, përveç atyre që tashmë dihen

2 simptoma surprizuese të Covid-19, përveç atyre që

Sikurse tashmë mund ta dini, simptomat e Covid-19, përfshijnë ethe, kollë të thatë dhe humbjen e nuhatjes dhe shijes.

Sidoqoftë, së fundmi janë zbuluar dy shenjat e hershme të infektimit me koronavirus, dhe nuk është asnjëra nga të mësipërmet.

Shumica e njerëzve që kanë Covid-19, kanë një dhimbje të keqe koke dhe lodhje të vazhdueshme, sipas aplikacionit COVID Symptom Study.

Më shumë se 80% e të gjithë pacientëve raportuan një dhimbje koke si një nga simptomat e tyre të para, ndërsa 72%, raportuan lodhje.

Të gjitha grupmoshat, kishin më shumë të ngjarë të përjetonin dhimbje koke dhe lodhje.

Gjithsesi, tre shenjat më të zakonshme të koronavirusit, mbeten: ethet, kolla dhe humbja e shijes, që janë edhe më kryesoret për infeksionin.

“Vetëm 9% e të rriturve pozitivë me Covid-19, të moshës 18-65 vjeç, nuk kanë përjetuar dhimbje koke ose lodhje. Sigurisht, dhimbja e kokës dhe lodhja mund të ndodhin edhe për arsye të tjera, prandaj ato nuk kërkojnë kryerjen e menjëhershme të testit.”

Në fakt, në aplikacion, vetëm 1% e njerëzve që raportuan vetëm lodhje dhe/ose dhimbje koke, pa asnjë nga tre shenjat e tjera, rezultuan pozitiv në test.

Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme, dhe nuk janë domosdoshmërisht treguese të një infeksioni koronavirus, por të shoqëruara më pas me tre prej simptomave kryesore, mund të përbëjnë problem.

Edhe lodhja, ndërkohë, mund të shkaktohet nga një numër gjendjesh shëndetësore.

Ju duhet të konsideroni të flisni me një mjek për lodhjen tuaj, nëse zgjat më shumë se disa javë dhe nuk mund të mendoni për ndonjë arsye të dukshme për të.

Disa pacientë kanë raportuar edhe dhimbje fyti, diarre dhe lemzë, përveç shenjave më të zakonshme.

Burimi: Express CO UK

REELS

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Vetëm ky s’lodhet kurrë! Ky është THE ONE! Gjithë pyetjet e tjera bëjani @smartentry_al ndërkohë që shihni sesi e bën shtëpinë xixë!

Komentoni ✨

Si përfundim, ka apo nuk ka?

MTV VMA 2025; Doja Cat ha buzëkuqin 💋

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh:

2 surprising symptoms of Covid-19, in addition to those already known

2 simptoma surprizuese të Covid-19, përveç atyre që

As you may already know, the symptoms of Covid-19 include fever, dry cough, and loss of smell and taste.

However, two early signs of coronavirus infection have recently been discovered, and it is neither of the above.

Most people who have Covid-19 have a bad headache and constant tiredness , according to the COVID Symptom Study app.

More than 80% of all patients reported a headache as one of their first symptoms, while 72%, reported fatigue.

All age groups were more likely to experience headaches and fatigue.

However, the three most common signs of coronavirus remain: fever, cough and loss of taste, which are also key to the infection.

"Only 9% of Covid-19 positive adults, aged 18-65, have not experienced a headache or fatigue. Of course, headaches and fatigue can also occur for other reasons, so they do not require immediate testing. ”

In fact, in the app, only 1% of people who reported only fatigue and / or headaches, without any of the other three signs, tested positive.

Headaches are very common, and are not necessarily indicative of a coronavirus infection, but then accompanied by three of the main symptoms, can pose a problem.

Fatigue, meanwhile, can be caused by a number of health conditions.

You should consider talking to a doctor about your fatigue if it lasts more than a few weeks and you can not think of any obvious reason for it.

Some patients have also reported sore throat, diarrhea, and hiccups in addition to the most common signs.

Source: Express CO UK