Kur Grace Vanderwaal u prezantua para jurisë së 'America's Got Talent' në qershor, të gjithë mbetën pa fjalë. 12-vjeçarja tha se do të këndonte një këngë të krijuar prej saj dhe sapo këndoi frazën e parë, të gjithë shtangën.
Dje në mbrëmje, 12-vjeçarja më e dashur në Amerikë u shpall fituese e 'America's Got Talent.' Ajo shpërtheu në lot dhe kur prezantuesi Nick Cannon e pyeti: 'Janë lot gëzimi, apo jo?', Grace mezi e mblodhi veten sa për të thënë: 'Po, sigurisht...', mes ngashërimash.
Grace nuk ka vetëm një zë "të mrekullueshëm", siç e ka përcaktuar juria dhe publiku, por është edhe krijuese këngësh. Ajo kompozon, shkruan tekste; jo më kot të gjithë mbetën të befasuar prej saj gjatë gjithë garës.
Kantautorja u shpërblye me 1 milion dollarë si më e votuara nga publiku. "Mund të fitoj, sepse besoj tek mrekullitë", tha ajo në audicionin e parë. Dhe mrekullia ndodhi.
Ndiqni në videon më poshtë një përmbledhje të momenteve të saj më të mira.