Anabelizim

10 vendet më të bukura për foto në Tiranë

10 vendet më të bukura për foto në Tiranë
Instagram: Foto nga @tiranazbuluar

Në Tiranë ke ndjesinë se po jeton në qytetin më të rrëmujshëm në botë. Megjithatë, kur pastaj shikon sa bukur dalin në foto vendet ku kalon çdo ditë, fillon ta shikosh me sy tjetër.

Këto vende me siguri i njihni, por ndoshta akoma s’e keni shkrepur foton e duhur aty. Çdo gjë varet nga këndi dhe drita dhe këtë, blogerët me përvojë e dinë. Këto foto të marra në Instagram janë shkrepur në disa nga vendet më të zakonshme për këdo që jeton në Tiranë, por s’ua ka fajin njeri nëse i shpërfillni.

Tek ish-Fusha e Aviacionit

10 vendet më të bukura për foto në Tiranë
Instagram: Foto nga @tiranazbuluar

Kjo lagje mund të jetë shumë e betonizuar, por hapësira e gjerë pa pallate që ka dhe strukturat e mbetura nga fusha e aviacionit, krijojnë një sfond shumë interesant për foto.

Ky muri përballë Librit Universitar

 

Shkruaj emrin tënd edhe ti! Pranë Librit Universitar në rrugën "Abdyl Frashëri". #TiranaZbuluar

A post shared by Tirana Zbuluar (Uncovered) (@tiranazbuluar) on

Mes dy pallateve në blloqet përballë Librit Universitar, janë dy mure të pikturuar me zemra të kuqe, që shërbejnë si sfond për fotot e dhjetëra njerëzve në Instagram.

Tek Vëllezërit Frashëri

 

P I N K N A T I O N

A post shared by Eva Murati ? (@evamurati) on

Tek parku i njohur si “Vëllezërit Frashëri” për shkak të busteve të vëllezërve Frashëri, ka shumë sfond për foto tani që muret janë lyer me ngjyra të ndezura dhe përveç kësaj, ka edhe gjelbërim.

Tek sheshi Skënderbej

 

I bukri dheut @sheshi.skenderbej

A post shared by ??TV Presenter/TopChannel (@anjezamaja) on

Sheshi i ri “Skënderbej” del bukur në foto. Pllakat në ngjyrë bezhë, e gjelbra e pemëve dhe e verdha e ministrive krijojnë një kombinim të këndshëm për aparatin.

Tek Reja

 

Reja (në foto) ndodhet përballë Galerisë së Arteve dhe është një vepër e arkitektit të mirënjohur Sou Fujimoto. #tiranazbuluar

A post shared by Tirana Zbuluar (Uncovered) (@tiranazbuluar) on

Reja është subjekti i preferuar në Tiranë i të rinjve shqiptarë, kur duan të bëjnë foto. Veçanërisht natën, kur dritat shkëlqejnë pllakat e tejdukshme si akull, në foto ngjan si të jesh në mes të një ajsbergu high tech.

Tek Banka

 

???

A post shared by Irena Kita (@irena_kita) on

Shatërvani prapa Bankës së Shqipërisë mund të duket zgjedhja më klishe në botë, por pyesni fotografët dhe blogerët: është këndi i përsosur për një foto kur vishesh shik dhe klasike.

Rrugët e ish-Bllokut

 

Total look is ??.Jacket and sandals from @delirium.shopalbania

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

Lokalet e famshme, makinat e parkuara njëra pas tjetrës dhe njerëzit që kalojnë orë të tëra duke pirë kafe janë sfondi më i mirë për një foto urbane në stil tiranas.

Tek Universiteti

 

? ?

A post shared by Eva Murati ? (@evamurati) on

Sfondi që nuk vdes kurrë. Natën po ashtu, një diamand gjigand në mes të qytetit.

Kabinat kudo nëpër qytet

 

Faleminderit për fotot që na dërgoni çdo ditë. Vendin në foto është në rrugën "Ibrahim Rugova" #TiranaZbuluar

A post shared by Tirana Zbuluar (Uncovered) (@tiranazbuluar) on

Janë një prej elementeve më interesante të Tiranës kohëve të fundit. Shumica e kabinave kanë të pikturuara mbi to plot ngjyra imazhet më të famshme të shekullit të kaluar dhe të riut, si Alex i “A clockwork orange” apo Homer Simpson.

Ura e Tabakëve

 

Pjesë nga historia. #TiranaZbuluar

A post shared by Tirana Zbuluar (Uncovered) (@tiranazbuluar) on

Sa i nëvlerësuar është ky vend. Përveçse ka vlerë historike, ka edhe një pamje shumë interesante për foto, për shkak të neutralitetit të ngjyrës së tullave që kombinohet me të gjelbrën e ndezur të barit. Gjatë dimrit kur gjelbërimi vyshket, merr pamjen e diçkaje krejt të vjetër, një perlë për ata që pëlqejnë fotografinë minimaliste.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit