
I kemi thënë të gjitha “Nuk u mërzita, jo,” “S’e mora personale,” “S’është ndonjë gjë e madhe.”
Por e vërteta është kjo, shumë gjëra na acarojnë, edhe kur nuk i pranojmë menjëherë. Jo sepse jemi “dramatike” (domethënë, ndonjëherë jemi, por e justifikojmë), por sepse disa situata dhe njerëz thjesht dinë si të shtypin butonin e gabuar.
Ja 10 situata që ndoshta i kemi kaluar me një “haha, s’ka problem,” por në kokën tonë, po zhvillohet një luftë:
1. Kur ai të bën shoqe nga hiçi
Ti mendoje se diçka po ndodhte dhe ai të thotë “je shumë shoqe e mirë”. Pjesa më e dhimbshme? Jo “friend zone”-i vetë, por fakti që një tjetër vajzë u zgjodh para teje. Dhe ne bëjmë sikur e kuptojmë.
2. Kur nuk na prezantojnë siç duhet
“Kjo është… një shoqe.” Prit pak, çfarë?! Po për gjithë ato mesazhe, takime dhe netë me Netflix – unë jam vetëm “shoqe”? Në moment mund të buzëqeshim si të paqta, por sa të mbetemi vetëm me të, e pret një TED Talk i paharrueshëm!
3. Kur na refuzojnë
Sado indiferente të shtiremi kur na thonë “jo”, brenda vetes tonë nis një dramë e vogël. Po ç’kisha? A thashë diçka gabim? A është ajo tjetra më e bukur? Thjesht, ne duam të ndihemi të dëshiruara, dhe refuzimi thyen diçka brenda nesh. Po, jemi njerëz.
4. Kur “sinqeriteti brutal” bëhet sulm personal
E vërteta është e mirë, po jo kur serviret si me thikë. Kur ai thotë “po të them të vërtetën”, por pastaj e bën të ndihesh si balonë e shfryrë, s’e ka kuptuar fare lojën.
5. Kur na injorojnë emocionet
Na ndodh të zemërohemi dhe personi përballë reagon si të kemi thënë që ra një 10 lekësh në rrugë, “mos u mërzit kaq shumë”. Nuk duam të na rregullosh hallet, thjesht na dëgjo. Po e bëre këtë, je hero.
6. Kur ai thotë “qetësohu”
S’ka fjalë më irrituese se kjo. Nëse ishim në nivelin e 3-të të nervave, sapo na solle në nivelin e 9-të. Pse? Sepse, shpesh, jemi të qeta – deri sa dikush na thotë që s’jemi. Dhe pastaj, mendoje vetë pasojën.
7. Sjelljet e pakujdesshme në rrjete sociale
E dimë që është “vetëm një pëlqim”. Po kur ai i bën like çdo fotoje të atyre vajzave të tipit fashion-në-kuzhinë-me-fustan-që-nuk-është-për-kuzhinë, mos u habisni pse na mërzit.
Nëse s’poston asnjë foto me ne, s’na përfshin në story, por poston çdo detaj të darkës me shokët... po, ndikon.
8. Kur dërgon mesazhe të dykuptimta
Një ditë shkruan me mall, ditën tjetër nuk e lexon mesazhin fare. Ne nuk jemi as enigma për t’u zgjidhur, as “loja jote psikologjike”. Nëse do qartësi, jep qartësi.
9. Kur nuk na dëgjojnë me vëmendje
Kur i flasim për ditën tonë dhe ai thotë “ah ok… Po mirë”, ndërkohë që po "shfleton" në Instagram, jo, s’është në rregull. Dhe jo, nuk je “i lodhur”, je i pavëmendshëm.
10. Kur nuk jemi prioritet
Ne e ndiejmë kur jemi të dytat, të tretat, ose fundi i listës. Sado që themi “nuk ka problem, e kuptoj”, realisht s’jemi dakord me këtë trajtim. Duam të jemi zgjedhja jote, jo një alternativë. Pikë.
Burimi: Your Tango