Relationships

Baladat më të bukura shqiptare dedikuar ndarjes

 Baladat më të bukura shqiptare dedikuar ndarjes

Ndarja është padyshim një prej momenteve më të vështira në jetë dhe kushdo që thotë të kundërtën: 1. Ose nuk ka dashuruar kurrë, ose 2. Nuk është ndarë ende.

Dhe teksa supozohet që ne duhet t’ju këshillojmë që të bëni çdo lloj aktiviteti të mundshëm argëtues, vetëm që të harroni atë që po ju ndodh, ka nga ato ditë kur thjesht do të rrish në shtëpi, të reflektosh dhe të qash me shtatë palë lot derisa të mos mbetet më shami dhe letër higjienike në shtëpi.

Mund të duket budallallëk, por në situata të tilla ndonjëherë nuk ka gjë që të bën më mirë se një e qarë e mirë. Ndaj, herën tjetër që do të ndieni sikur lotët ju janë mbledhur në fyt, dëgjoni listën e mëposhtme të këngëve më të bukura shqiptare dedikuar ndarjes dhe çlirohuni.

Tuna padyshim ka disa prej baladave më të bukura kushtuar ndarjes, ku dhembja është e lidhur ngushtë me zemërimin. “Nuk ndalet dhembja e shpirtit kur vdekur je, as kur e vdekur je, në dysheme!” 

Nuk quhet ndarje po nuk dëgjove "Ndarja" nga Soni Malaj!

Ndërsa balada “Kur braktis atë që do” e Arditit,  na bën të ndihemi fajtorë edhe pas kaq shumë vitesh. Madje, ka nga ata që ndërrojnë mendje dhe nuk braktisin më!

Acoustic Live Session nga Elvana Gjata është praktikisht një arsye më tepër për t'u ndarë, vetëm që t'i ndjesh plotësisht tekstet.

Nëse dy baladat e Gilit në bashkëpunim me Enis Potokun dhe Sinan Vllasaliun nuk ju bëjnë të qani, kontrolloni depozitën e lotëve se e keni të boshatisur.

"Pa fat, ishim në jetë dy kalimtare..." vazhdo luaj me telat e shpirtrave tanë Nora Istrefi....

"Se puthjet harram m'i ke ba!" Perlë!

"Nga ajo ditë, gjumin nuk e fjeta, më nuk qesh, asnjë vakt nuk e ha..."

Dhe dy super këngë të paharrueshme nga Aurela Gaçe që ndarë ose jo, do t'i këndosh patjetër nëpër shtëpi. 

Dhe kur ai njeriu të ka lënduar vërtet, ke Flori Mumajesin.

"Lamtumirën do ta them 1000 herë, por jo me zemër..."

Dhe për ta mbyllur, një kryevepër nga Elita 5.!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

----10-baladat-me-te-bukura-shqiptare-dedikuar-ndarjes