Lifestyle

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Evakuohen disa nga punonjësit e ambasadës amerikane në Bagdad

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Punonjësit e ambasadës së SHBA-së në Bagdad dhe familjarët e tyre do të evakuohen nga Iraku për shkaqe sigurie, kanë njoftuar burime të qeverisë amerikane.

Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur saktësisht se çfarë e ka shkaktuar këtë vendim, por të mërkurën, sipas rrjetit CBS, SHBA është informuar se Izraeli është gati të ndërmarrë një operacion ushtarak ndaj Iranit.

Kjo ka qenë një ndër arsyet për të cilat Uashingtoni ka këshilluar disa qytetarë amerikanë të largohen nga rajoni, duke pasur parasysh mundësinë e një hakmarrjeje iraniane ndaj objektivave amerikane në Irak.

Ky zhvillim ndodh ndërsa bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor kanë ngecur ditët e fundit.

Zbutet “lufta” tregtare SHBA-Kinë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti Donald Trump njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të importojnë magnete dhe minerale të rralla nga Kina në kuadër të një marrëveshjeje të re tregtare, ndërsa tarifat ndaj produkteve kineze do të arrijnë në 55%.

Në këmbim, Trump tha se SHBA do t’i ofrojë Kinës “ato që kemi rënë dakord”, përfshirë lejimin e studentëve kinezë të ndjekin kolegjet dhe universitetet amerikane. Kohët e fundit, ai kishte nisur të kufizonte praninë e shtetasve kinezë në kampuset universitare.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht, sqaroi se tarifa 55% nuk përfaqëson rritje mbi tarifën ekzistuese 30%, pasi përfshin edhe taksat e tjera të mëparshme mbi importet.

Presidenti serb viziton për herë të parë Ukrainën

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vizitoi të mërkurën Ukrainën për herë të parë, duke marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Europa Juglindore të zhvilluar në Odesa, siç njoftoi zyra e tij presidenciale.

Pjesëmarrja e Vuçiç-it në këtë samit sinjalizon një afrim të Serbisë me qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Ndërkohë që Serbia ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj luftës, vizita e fundit e Vuçiçit në Moskë për të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores të organizuar nga Putin u kritikua ashpër nga Brukseli dhe ngriti dyshime mbi përkushtimin e Serbisë ndaj integrimit europian.

Tragjedia në Austri, qytetarët solidarizohen me familjet e viktimave

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Austria u trondit të martën nga një sulm i rëndë me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz, ku një ish-nxënës 22-vjeçar vrau 10 persona përpara se të vetëvritej.

Ky akt është cilësuar si një nga më të rëndët në historinë moderne të vendit dhe ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik.

Në shenjë respekti për viktimat, Austria shpalli tre ditë zie kombëtare. Ndërkohë, qytetarë dhe politikanë nga të gjitha forcat politike u bashkuan për të nderuar kujtimin e viktimave.

Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror të Grazit, duke vendosur lule dhe ndezur qirinj.

 

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

----lajme-ne-pak-minuta-fare-po-ndodh-ne-bote-i82777