Metropolitan

Zyrtarisht, ky është statusi i ri i Belen Rodriguez

Marka Guess Marciano e ka përcaktuar kështu imazhin e vet të ri, Belen Rodriguez: Ikona Moderne. Fama për modelen argjentinase nuk është diçka e re; prej 8 vitesh në Itali ajo kryeson personazhet më të përfolur të show biz-it. Por si u kthye ajo nga figura e një vajze të bukur dhe shumë kontroversiale, në një ‘ikonë moderne’?

Takimi me Paul Marciano-n, themeluesin legjendar të Guess-it, ka qenë një rastësi e mrekullueshme, siç kanë treguar ata. Gjatë qëndrimit disa ditor në Itali, Paul po bënte zapping nëpër ekranet televizive kur, ndaloi pa e vënë re në një talk show dhe në ekran u shfaq Belen-i, duke e lënë Paul-in të mahnitur:

‘Duke bërë zapping përfundoj në një talk show dhe shfaqet ajo: me flokët të mbledhur në majë të kokës, një xhaketë të ngushtë, pak grim. Mbetem pa fjalë. Të nesërmen e marr në telefon por ajo nuk fliste as anglisht, as frëngjisht, e unë nuk di as italisht e as spanjisht’

Kështu, pasi ishin marrë vesh me anë të një përkthyesi, Paul Marciano i kishte bërë Blen Rodriguez-it propozimin që ndryshon jetën e çdo modeleje: për t’u bërë imazhi i Guess-it në botë. Prej disa dekadash, Guess ka kthyer shumë modele të reja por ende të panjohura, në ‘ikona moderne’ të bukurisë. Claudia Schiffer, Laetitia Casta, Kate Upton apo Irina Shayk, e kanë pasur bum-in e tyre kur Marciano i zgjodhi si imazh të markës së tij.

‘Në Itali ajo është shumë e njohur’, thotë ai, ‘Por në Amerikë dhe në Azi, përpara kësaj fushate, askush nuk e njihte. Kam zgjedhur gjithmonë modele të panjohura sepse, nëse janë tashmë të famshme, ndihem se nuk mund të bëj asgjë më shumë për to’

Stilisti i njohur flet për Belen-in më shumë sesa thjesht si për një imazh, si për një muzë, duke e krahasuar atë me Sophia Loren:

‘Më kujtove Sophia Loren-in, e cila për mua është femra më e bukur e të gjitha kohërave’, i drejtohet Marciano-ja Belen-it, ‘Kur e kam njohur atë, më tha ‘pasuria ime ka qenë që linda e varfër’. Sophia çmon çdo çast të jetës së saj. fiton Oscar? Është e lumtur. Bën makarona? Prapë është e lumtur. Është e vërtetë. Edhe ti, Belen, je e vërtetë. Ah, sa do të doja të isha më i ri!’

Burimi: Il Corriere/ Përgatiti: Genta Hodo

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb