
Jo, ky nuk është titulli i ndonjë filmi parodi. Po flasim për një ndër procedurat më të reja, botoksin në skrotum. Po, ekziston vërtet dhe quhet “Scrotox”. Dhe dikush vendosi ta kryejë si procedurë publikisht.
Zack Wickham, një nga personazhet e reality show-t amerikan "The Valley", ka vendosur t’i japë jetës një lloj tjetër “ngritjeje” estetike, duke injektuar botoks në pjesën e poshtme të trupit. Ai e dokumentoi të gjithë procedurën gjatë një episodi të emisionit. Ai shpjegoi me plot entuziazëm se arsyeja ishte thjesht për “kënaqësi seksuale dhe estetikë më të mirë”. (Kirurgjia plastike për estetikë testikulare nuk ishte në listën tonë të prioriteteve për vitin 2025.)
“E dija që gjatë seksit ndihesh më mirë dhe duket më bukur,” tha Wickham. “E dini si janë testikujt, ngrihen e ulen dhe thashë: pse të mos i lëmë thjesht… poshtë?”
Procedura u bë live, në një zyrë mjekësore.
Po çfarë është realisht “scrotox”? Dhe a është i sigurt?
Sipas Dr. Giselle Prado-Wright, kirurge estetike në Florida, scrotox është një procedurë që përdor botox për të relaksuar muskujt që shkaktojnë ngritjen natyrale të testikujve. Kur këta muskuj janë tepër aktivë, disa pacientë ndihen jo rehat ose thjesht s’e pëlqejnë pamjen e “ngjeshur”.
Efekti? Testikuj që s'varen, lëkurë më e butë, më pak rrudha dhe – sipas pacientëve – ndjeshmëri e rritur gjatë marrëdhënieve seksuale.
Procedura ndihmon gjithashtu edhe në uljen e djersitjes së tepërt në zonë (një problem i zakonshëm për disa meshkuj) dhe zgjat vetëm 15-30 minuta, pa nevojë për rikuperim të gjatë.
Pra është procedurë e sigurt?
Botoksi vetë është i miratuar dhe përdoret për dhjetëra trajtime mjekësore (jo vetëm rrudha në ballë). Kur aplikohet nga profesionistë të certifikuar, është i sigurt, edhe në zona më të ndjeshme. Megjithatë, duhet të bëhet nga mjekë të specializuar, pasi injektimi i gabuar mund të shkaktojë komplikacione, që nga parehatia e deri në efekt të përmbysur.
Burimi: Page Six