E dini cila është videoja që ka fiksuar internetin për momentin? Kjo e aktorëve, Jessica Chastain dhe Oscar Isaac që përmes gjuhës së trupit tregojnë qartazi çfarë do të thotë KIMI.
Dyshja, që luajnë rolin e një çifti të martuarish në serialin "Scenes From a Marriage", prodhim i HBO-së, u shfaqën së fundmi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, pa e ditur se do të fiksonin botën virtuale sjelljen e tyre sa të natyrshme aq edhe sensuale.
I wish I had words for this but I really do not pic.twitter.com/xJVzOJJCeh
— Christina Newland (@christinalefou) September 4, 2021
Në Twitter, qarkullon një video me slow motion që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, ku aktori pasi një shikimi super seksi, në mënyrën më intime dhe delikate të mundshme puth pjesën e brendshme të krahur të saj. Deri më tani, videoja është parë mbi 7 milionë herë dhe njerëzit nuk mjaftohen!
Magjia e videos është vërtetë fiksuese, por le t'i kthehemi realitetit. Dyshja janë të martuar, por jo me njëri-tjetrin prandaj mbetet për t'u theksuar se kimia mes tyre është thjesht në ekran. (Nuk e dimë nëse është e mundur kjo, por kështu siç e thamë. Kimi skenike, asgjë më shumë!)
Oscar është i martuar me skenaristen Elvira Lind kurse Jessica me Gian Luca Passi de Preposulo, ish-drejtor i marrëdhënieve me publikun tek Armani.
oscar isaac and jessica chastain holding hands is my new brand pic.twitter.com/7wyTHM5y1C
— bia (@chstainferguson) September 4, 2021
Sidoqoftë Twitter-i nuk bindet dhe ja nisi me krahasimet e veta. Kishte nga ata që kiminë e dyshes e paralelizuan me Lady Gaga dhe Bradley Cooper,
lady gaga and bradley cooer walked so oscar issac and jessica chastain can run pic.twitter.com/JJMn1TOncl
— allure (new) (@gagallure) September 5, 2021
E ndërsa të tjerë me energjinë e Morticia dhe Gomez Addams tek Adam's Family.
Oscar Issac and Jessica Chastain in that video pic.twitter.com/bGC1zoYpDT
— jen🎬 (@cinephilejen) September 5, 2021