News

‘Zbulimi’ i gazetës greke: Ministrja shqiptare, valltare në klubet e natës në Greqi

‘Zbulimi’ i gazetës greke: Ministrja shqiptare, valltare

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, është bërë objekt sulmi në një artikull të publikuar nga portali grek “militaire.gr”, specializuar rreth informacioneve mbi sigurinë. Sipas gazetës ‘Panorama’, në publikimin e tyre, ata shkruajnë mes të tjerash se Kodheli është shumë e interesuar në çështjet e grave që kalojnë vështirësi dhe dalin në krye, dhe kjo jo rastësisht.

‘Zbulimi’ i gazetës greke: Ministrja shqiptare, valltare

“Para 25 vitesh, ajo ishte një balerinë e bukur që punonte në Syngrou Avenue", kujton Christos Capuço, "Më pas shkoi për studime në SHBA ku kreu doktoratë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pasi u angazhua në politikë, sot ajo është ministre e Mbrojtjes në shtetin fqinj”.

Media greke shkruan më tej se Kodheli, si një grua e edukuar, duhet ta dijë shumë mirë se çamët kanë bërë çdo gjë kundër grekëve në periudhën e pushtimit nga nazistët. “Kodheli gjithashtu duhet ta dijë mirë që vendi i saj nuk mund të jetë kërcënim ushtarak për asnjë vend në rajon”, shkruhet më tej.

Në shkrim nënvizohet se Shqipërisë nuk mund t’i vijë në ndihmë as Turqia, kur ajo të kthehet në një vrimë të zezë në hartë. “Ishte Greqia që hapi kufirin dhe pagoi një kosto të lartë nga rrëzimi i sistemit totalitar”, thuhet në shkrim duke kujtuar pritjen e mijëra emigrantëve shqiptarë pas viteve 1990.

Burimi: Panorama

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

----zbulimi-i-gazetes-greke-ministrja-shqiptare-valltare-ne-klubet-e-nates-ne-greqi