News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto nga bota/Euronews

Irani dhe vendet europiane bien dakord për rifillimin e bisedimeve bërthamore

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Irani ka rënë dakord të takohet me tre nga vendet më të fuqishme europiane, Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, për të zhvilluar bisedime të reja mbi programin e tij bërthamor. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi: 

“Po punojmë për të caktuar një datë për takimin me europianët.”

Ai theksoi gjithashtu se qasja e Teheranit në këto bisedime është “më e fortë se më parë”.

Mediat raportojnë se është arritur një marrëveshje për formatin e negociatave, të cilat pritet të zhvillohen në nivelin e zëvendësministrave të Jashtëm.

Ukraina propozon raund të ri bisedimesh me Rusinë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kievi ka propozuar një raund të ri bisedimesh paqeje me Rusinë që të mbahet javën e ardhshme, njoftoi të shtunën Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një mesazh video të publikuar në platformën X, Zelensky theksoi se “ritmi i negociatave duhet të shtohet” për të garantuar një paqe të qëndrueshme. 

“Nevojitet një takim mes udhëheqësve,” shtoi ai, duke konfirmuar gatishmërinë e Ukrainës për një takim të këtij niveli.

Zelensky bëri të ditur se sekretari i sapoemëruar i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, Rustem Umerov, i ka dërguar ftesën Moskës. 

Papa Leo XIV bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Papa Leo XIV përsëriti thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, duke i bërë apel komunitetit ndërkombëtar të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe detyrimet për mbrojtjen e civilëve.

“Përsëri bëj thirrje për një fund të menjëhershëm të kësaj lufte barbare dhe për një zgjidhje paqësore të konfliktit,” deklaroi ai.

Papa shprehu gjithashtu “dhimbjen e thellë” për sulmin izraelit ndaj të vetmes kishë katolike në Rripin e Gazës të enjten, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën dhjetë të tjerë, përfshirë edhe priftin famullitar.

Protesta kundër emigracionit në më shumë se 80 qytete në Poloni

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Protesta kundër emigracionit, të organizuara nga partia e ekstremit të djathtë, u mbajtën në mbi 80 qytete të Polonisë, përfshirë Varshavën, Krakovin, Poznanin, Wroclawin dhe Bialistokun.

Protestuesit kërkuan mbylljen e kufijve me Lituaninë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe Sllovakinë.

“Mjaft me politikën shumëvjeçare ‘le të hyjnë të gjithë, pastaj shohim kush janë’,” shkroi në X Krzysztof Bosak, një nga udhëheqësit e partisë së djathtë. "Gratë dhe burrat polakë kanë të drejtë të shqetësohen për nivelin e sigurisë në atdheun e tyre,” shtoi ai.

Bosak kërkoi dorëheqjen e qeverisë së Donald Tusk, mbylljen e kufijve për të ndalur emigracionin e paligjshëm dhe lejimin e forcave ushtarake që të qëllojnë ndaj atyre që hyjnë ilegalisht në territorin polak.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb