Metropolitan

Yves Saint Laurent Vs. Saint Laurent

Në 1 qershor të vitit 2008-të, pasi vuante prej katër vitesh nga kanceri në tru, Yves Henri Donat Mathieu-Saint-Laurent (Yves Saint-Laurent) ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare. I quajtur edhe si “djali i fundit i trishtë” i Francës, një karakter i lidhur midis një turpi fëminor dhe një hedonizmi të paskrupullt, Yves Saint-Laurent vendosi rekorde absolute në çdo hap që hodhi. Mjafton të përmendësh që në moshën 21 vjeçare kishte arritur në krye të drejtimit të shtëpisë së Dior. Ai mbetet një emër që revolucionarizoi modën pariziene të 60-tës, skandalizoi botën në 70-tën dhe sundoi si simbol përgjatë 80-tës.

Gjashtë vite pas vdekjes, pasi janë realizuar disa dokumentarë teksa jetonte dhe të tjerë pas vdekjes së tij, në sallat e kinemasë në këtë vit vijnë dy realizime bioepike për Yves Saint-Laurent. Dy realizime që ngjajnë sikur janë të kurdisur për t’u vendosur përballë njëri-tjetrit në të njëjtin hark kohor. Projektime që materializojnë më së mirë antagonizmin në karakterin e Yves Saint-Laurent dhe të trashëgimisë që la pas.

I pari, titullohet “Yves Saint Laurent”dhe është shfaqur në ditët e para të janarit të këtij viti. Pritja për këtë film ka qenë e ftohtë dhe shihet qartë në vlerësimin në faqen e IMDB-së me notën demokratike 6.3. Një reagim që mund të vijë edhe prej një publiciteti të munguar dhe për nga trajtesa që ky film ka ndaj figurës kryesore. Ndërsa i dyti, i titulluar “Saint Laurent” pati publikimin pak ditë më parë në Festivalin e Kanës, por që shfaqja për publikun është në tetor.

Që në tituj, tregohet një kashërllëk ndërmjet dy realizimeve. Njëri flet për personazhin e këtij stilisti dhe tjetri i drejtohet markës së ngritur nga ky stilist. Një dallim që rikthen debatin e ngritur në vitin 2012, pasi shtëpia e modës e shkurtoi emërtimin prej “Yves Saint Laurent” në “Saint Laurent”. Debat që u shoqërua në vjeshtën e shkuar dhe me një fushatë publike AIN'T LAURENT WITHOUT YVES (Nuk ka Laurent pa Yves.)

Kundërshtia tjetër ndërmjet këtyre dy filmave vjen edhe prej qendrimit që ka mbajtur partneri i Yves Saint Laurent, Pierre Bergé. Ky i fundit një industrialist i famshëm, bashkë-themelues dhe partner në biznes i markës YSL. Filmi i shfaqur në Festivalin e Kanës, “Saint Laurent”, ka patur jo vetëm bekimin e tij, por dhe një bashkëpunim të vazhdueshëm gjatë realizimit. Ndryshe ka ndodhur me tjetrin, i cili është vlerësuar si i pa autorizuar prej tij. Pierre Bergé është një personazh jo pak i ndërlikuar, për më tepër dhe lidhja e tyre ka qenë një marrëdhënie e dy karaktereve problematike. Për këtë arsye, ngjan sikur njëri prej realizimeve është një përpjekje për të parë çfarë mund të ketë në anën e errët të Hënës dhe tjetri për parë dhe qendruar tek lulkat e shkëlqimit të atyre tre gërmave legjendare.

Dhe së fundmi, e tërë tabloja merr kuptim kur vëren se filmi i shfaqur në Festivalin e Kanës trajton vetëm vitet e majës së karrierës së Yves Saint Laurent, periudhë e kulmuar në vitin 1976-ën me të quajturin “Koleksioni Rus”. Ndërsa tjetri e nis që me vitet e adoleshëncës kur ishte akoma protege i Christion Dior dhe e vazhdon me ngjitjen në piedestal të stilistit.

Lajmi i keq në tërë këtë histori? Edhe Festivali i Kanës ka filluar të bëhët pak nga pak pjesë dhe të mbajë anën e mainstream-it.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb