Në prag të premierës së spektaklit të ri në Klan TV, konkurrenti Kastro Zizo dhe anëtarja e jurisë, Bleona Qereti, kanë qëndruar bashkë, duke e celebruar këtë bashkim përmes fotove të shumta në Instagram. Marrëdhëniet mes tyre kanë ndryshuar pas deklaratave të shumta të Kastros në ironizim të Bleonës.
'Your Face Sounds Familiar' nga Vera Grabocka nis të hënën në mbrëmje në TV Klan. Një patentë e formatit të njohur me të njëjtin emër i Endemol, do të sjellë në skenë të famshëm të ekranit shqiptar, për të interpretuar si emrat më të njohur të muzikës. Konkurrentët e edicionit të parë do të jenë Rozana Radi, Kastro Zizo, Endri Prifti, Besniku i NRG Band, Angela Peristeri, Adelina Tahiri, Era Rusi. Ata do të gjykohen nga juria e përbërë nga 3 anëtarë: Arjan çani, Bleona Qereti e Bojken Lako.
Arjan Cani u ul për herë të parë në panelin e jurisë tek 'Dancing With the Stars 1', një produksion i Vizion Plus nën regjinë e Vera Grabockës; tani, moderatori i njohur i 'Zonë e Lirë' do të rikthehet në një juri, së bashku me Bojken Lakon, i cili ka qenë pjesë e jurisë së edicioneve të fundit të X Factor. Ndërsa këta të 2 e kanë njohur prej kohësh rolin e gjykuesit, një risi ka qenë gjatë edicionit të fundit të X Factor Bleona Qereti, e cila pas disa performancave si e ftuar, u përzgjodh nga Vera Grabocka për të qenë pjesë e jurisë. Dhe duket se mes tyre është krijuar një marrëdhënie e mirë, përderisa producentja i ka besuar prapë Bleonës gjykimin e konkurrentëve.
Garës i vjen në ndihmë një ruletë virtuale, e cila përzgjedh për çdo konkurrent, një artist të cilin duhet ta imitojë, i veshur dhe duke lëvizur si ai:
Interpretimet duhet të jenë live, ndonëse mund të bëhet fjalë për këngë të vështira. Në edicionin e parë të 'Your Face Sounds Familiar' shqiptar, janë përzgjedhur për të konkurruar 7 personazhe të njohur të fushës së muzikës. Ata do të interpretojnë të maskuar si këngëtarët më të njohur, shqiptarë e të huaj. Shikoni një performancë të Denise Laurel si Beyonce në YFSF filipinas: