
.jpg)


Jennifer Lawrence
Sërish, ajo. Nga një anë 2014 u hap pikërisht me “American Hustle”, filmi që i siguroi një kanditaturë të re Golden Globe që e fitoi. A do të përsëritet mrekullia e vitit të kaluar dhe të fitojë dhe një Oskar? Gjithçka është e mundur. Ndërkohë bjondja e re përgatitet të veshë rrobat e Katniss në kapitullin e ri të “Hunger Games”, por përpara do ta shohim në rolin e Mystic në “X-Men”. Jennifer ka thënë se ka nevojë të pushojë ca, por besojmë se do jetë e vështirë.
Leonardo DiCaprio
Ky do të jetë një vit i rëndësishëm për Leonardo DiCaprio. Nuk flasim vetëm për Oskarin e mundshëm që mund të fitojë me filmin e Martin Scorsese, «The Wolf of Wall Street», fakti që mbush 40 vjeç. Leo, dihet që është një donzhuan dhe patjetër që bëri kolpo dhe me kolegen e tij Margot Robbie, një tjetër bjonde në listën e tij të gjatë, të bjondeve. Diçka na thotë se revistat dhe gazetat do kenë boll për të shkruar për të.
Miley Cyrus
Menduat se me ardhjen e vitit të ri nuk do të dëgjonit më për Miley-n? U gabuat. Do shohim plot të bukura nga ajo. Ylli i popit do të jetë me turneun e saj “Bangerz” nëpër botë dhe do të vazhdojë të la lërë me gojë hapur, si me kopertinën më të fundit në revistën W, ku është shfaqur komplet nudo dhe ka dhënë disa deklarata të forta. Edhe ky vit do të jetë shumë premtues për Miley Cyrus.
Stephen Amell
Në frontin e serialeve televizive nuk ka fare garë. Do të jetë ende ai, Stephen Amell, më i adhuruari dhe më i kërkuari i vitit. 2013 e ka bërë të njohur e që atëherë nuk mundemi të mos e ndjeki luftëtarin që vendos drejtësi në aventurat e tij në “Arrow”. Sezoni i dytë pritet në 2014 dhe është gati për të mbajtur të gozhduar para ekranit miliona spektatorë. Meritë edhe e Stephen, i bukur dhe i pamundur (duke qënë i martuar lumturisht me aktoren Cassandra Jean dhe është baba i Mavi Alexandra, një vajzë 3 muajshe).
Burimi: VanityFair