Metropolitan

Yjet e teknologjisë dhe inovacionit: Hakathoni i superideve kreative

Yjet e teknologjisë dhe inovacionit: Hakathoni i superideve kreative

U zhvilllua në datat 10, 12 dhe 13 shkurt hakathoni “Sfida” në kuadër të programit “Skills Upload Junior”, një nismë e Grupit të Fondacioneve Vodafone. Qëllimi i këtij hakathoni është inkurajimi i të rinjve të moshave 12-18 vjeç që të zhvillojnë ide për t’iu dhënë zgjidhje problemeve sociale me të cilët përballen ata sot, nëpërmjet inovacionit dhe teknologjisë.   

Ky projekt, një bashkëpunim midis Fondacionit Vodafone, me programin “Skills Upload Junior”, dhe British Council, me projektin “Alternative Pathways”, u zbatua në tre qendra kryesore të veriut të Shqipërisë: Dibër (Peshkopi, Mat, Bulqizë, Klos), Kukës (Has, Tropojë) dhe Zonën e Malësisë së Madhe (Koplik, Gruemirë, Kastrat). 215 fëmijë nga këto qytete të moshave 12-18 vjeç dhe 86 mësues nga 47 shkolla 9-vjeçare e të mesme po përfitojnë që prej një viti trajnim në disiplinën e kodimit, microbite-t, hardwine-t dhe STEM-it.

Yjet e teknologjisë dhe inovacionit: Hakathoni i superideve kreative

“Together we can” (Së bashku ne mundemi) do të thotë që njerëzimi dhe teknologjia duhet të bëhen bashkë. Prandaj sot jemi bërë bashkë emra shumë të fuqishëm si: Fondacioni Vodafone, British Council dhe Ambasada Britanike. Fëmijët e zonave të Veriut, jugut, verilindjes - kanë të njëjtat mundësi për të ndjekur ritmin e zhvillimit të shoqërisë dhe shrytëzimin e mundësive të pafundme që të ofron  teknologjia. Aty ku nuk shkon rruga, mjeku, nxënësit, shkolla, mund të shkojë teknologjia dhe çdokush mund të marrë shërbime si shkollimi, mjekësia dhe plot shërbime të tjera publike përmes teknologjisë brenda pak sekondash”, u shpreh Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme në Vodafone Albania, njëkohësisht Kryetare e Bordit të Fondacionit Vodafone në Shqipëri, e cila ishte shumë entuziaste për projektet dhe idetë inovative të të rinjve.

Yjet e teknologjisë dhe inovacionit: Hakathoni i superideve kreative

Pjesmarrësit paraqitën problematikat me të cilat përballen çdo ditë, duke filluar që nga proceset manuale të fermave e deri tek shqetësimet që përballen fshatrat dhe qytetet e tyre nga ndryshimet klimatike dhe zhvillimi me ritme jashtëzakonisht të shpejta. Idete fituese emocionuan të gjithë pjesmarrësit me frymën e bashkëpunimit që përcollën, dashurinë për natyrën dhe ndërgjegjien e lartë sociale të cilave u kishin dhënë zgjidhje inovatore, shumë praktike, që janë lehtësisht të realizueshme.

Yjet e teknologjisë dhe inovacionit: Hakathoni i superideve kreative

Peshkopia hapi siparin e hakathonit që vijoi me dy evente të tjera në qytetet e Kukësit dhe Malësisë së Madhe. Eventi përmbyllës do të bëhet në Tiranë dhe shkolla fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në datën 17-18 mars në Foundation European Shoëcase, në Bukuresht, mes 8 shkollave fituese te vendeve europiane duke i ofruar kështu një eksperience unike shkëmbimi idesh dhe praktikash, së bashku me fituesit nga 8 shkolla të vendeve europiane. 

Yjet e teknologjisë dhe inovacionit: Hakathoni i superideve kreative

Projekti “Skills Upload Junior Challenge”, është zbatuar që nga viti 2021 në 8 vende të Europës dhe në të janë përfshirë rreth 7,5 milionë nxënës dhe 600 mijë mësues, të cilët kanë përfituar drejtëpërdrejtë nga programi si dhe 8.2 milionë njerëz, famijarë, të afërm të këtyre nxënësve dhe mësuesve. 

Yjet e teknologjisë dhe inovacionit: Hakathoni i superideve kreative

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!