Metropolitan

Will Smith jep dorëheqjen nga Akademia: 'Tradhtova besimin e tyre'

Will Smith jep dorëheqjen nga Akademia: 'Tradhtova besimin e

Will Smith është dorëhequr nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit pas incidentit të ndodhur me komedianin Chris Rock gjatë eventit të çmimeve Oscar. Në njoftimin e dorëheqjes, Smith thotë se "ka tradhtuar besimin e Akademisë" dhe se "do të pranojë çdo pasojë tjetër që vjen më pas."

Në një deklaratë të publikuar pasditen e së premtes, aktori e përshkroi gjestin e tij në edicionin e 94-ët të Academy Awards si "shokues, të dhimbshëm dhe të pafalshëm."

"Unë tradhtova besimin e Akademisë. I privova të nominuarit dhe fituesit të tjerë nga mundësia e tyre për të festuar siç duhej punën e tyre të jashtëzakonshme. Prandaj, po jap dorëheqjen nga anëtarësimi në Akademinë e Shkencave të Filmit dhe do të pranoj çdo pasojë të mëtejshme që bordi konsideron të përshtatshëm."

Dorëheqja e Smith parandalon kështu veprimet zyrtare disiplinore nga bordi i guvernatorëve të Akademisë, të cilët u mbodhën ditën e mërkurë për të nisur procedimet kundër aktorit. Duke u dorëhequr, Will Smith humb privilegjin për të votuar. Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit tha pak ditë më parë se Will Smith-it iu kërkua të largohej nga Oscars pasi goditi Chris Rock, por refuzoi.

Presidenti i Akademisë, David Rubin, tha se dorëheqja e Smith është pranuar, duke shtuar se masat disiplinore kundër sjelljes së tij do të vijojnë të merren.

Nuk është ende e qartë ç'lloj mase ndëshkuese e pret yllin e filmave, por takimi i radhës i bordit pritet të mbahet në 18 prill. Akademia është shprehur se masa disiplinore për aktorin mund të përfshijë pezullim, përjashtim ose sanksione të tjera.

Të dielën, gjatë ceremonisë së çmimeve Oscar, Will shokoi Hollywood-in pasi u ngjit në skenë dhe goditi komedianin Rock, sepse ky i fundit bëri një shaka me flokët e rënë të Jada Pinkett Smith.

Burimi: The Guardian

REELS

All rights reserved @entertainmenttonight

Në më arrestojnë ndonjëherë në Nice, ky do të jetë arsyeja 🫠

Thjesht mendoj se ka shumë gjëra që ende s’i dimë rreth njëri-tjetrit

Pas pushimeve të verës, buxheti im mjafton vetëm për të mbushur këtë karrocë

Leon dhe Matilda në jetën reale 😎

Orari drekës na gjen me dilemën e përditshme! Çfarë do hamë sot tek @greenandprotein.al S’kemi kurre ide te qarta sepse na pëlqejnë të gjitha! Ju keni ndonjë bowl të preferuar? Hajde na frymëzoni se ora 12:00!

Mund të kishte gjetur ndonjë 🇦🇱 tjetër, po nejse.

Mirëmëngjes!

POV: Ke bërë zgjedhjen e duhur

Nisjani shoqes që ju (ç)orienton në çdo udhëtim 🌎

Will Smith resigns from Academy: 'I betrayed their faith'

Will Smith jep dorëheqjen nga Akademia: 'Tradhtova besimin e

Will Smith has resigned from the Academy of Motion Picture Arts and Sciences following the incident with comedian Chris Rock during the Oscars. In announcing his resignation, Smith says he has "betrayed the trust of the Academy" and that he "will accept any further consequences that follow."

In a statement released Friday afternoon, the actor described his gesture at the 94th edition of the Academy Awards as "shocking, painful and unforgivable."

"I betrayed the trust of the Academy. I deprived the nominees and other winners of their opportunity to properly celebrate their extraordinary work. Therefore, I am resigning from the Academy of Motion Picture Arts and Sciences and will accept any consequences of further that the Board deems appropriate. "

Smith's resignation thus prevents formal disciplinary action by the Academy's governors board, which met on Wednesday to initiate proceedings against the actor. By resigning, Will Smith loses the privilege of voting. The Academy of Motion Picture Arts and Sciences said a few days ago that Will Smith was asked to leave the Oscars after hitting Chris Rock, but refused.

Academy President David Rubin said Smith's resignation had been accepted, adding that disciplinary action against his conduct would continue.

It is not yet clear what kind of punishment awaits the movie star, but the next board meeting is expected to be held on April 18. The academy has stated that disciplinary action against the actor may include suspension, expulsion or other sanctions.

On Sunday, during the Oscars ceremony, Will shocked Hollywood after he went on stage and hit comedian Rock because the latter made a joke with Jada Pinkett Smith's fallen hair.