Metropolitan

Kush është Tom Kuka, autori misterioz që po çmend shqiptarët

Kush është Tom Kuka, autori misterioz që po çmend
Photo Courtesy of @kendi_i_leximit

2 vite më parë, a thua se e kishim parandjerë, në prag të Panairit të Librit, jo më kot ju sugjeruam librin “Hide mbi kalldrëm”, të shkrimtarit Tom Kuka; një libër për Shqipërinë e viteve ’30, që më në fund pati një emër, një qeveri dhe një kryeqytet, i cili shpalosej përmes një rrëfimi mjeshtëror, ku ndihej kutërbimi i kanalizimeve në qiell të hapur, i djersës, ndiheshin qentë që rrëmonin rrugëve, ndihej era e sapunit dhe gatimeve në shtëpitë përdhese.

Kush është Tom Kuka, autori misterioz që po çmend

Tom Kuka, që shpalosi tek “Hide mbi kalldrëm” një tablo groteske e njëkohësisht mallëngjyese të një Shqipërie të skamur, të uritur dhe të nëpërkëmbur, është pseudonim, pasi identiteti i vërtetë nuk njihet. Misteri është akoma më i madh, pasi në një intervistë në 2016-n, Tom Kuka tha për “Pasqyrë.al” se publiku e njeh mirëpo ai ka zgjedhur të mos e zbulojë emrin duke u shprehur se “dëshiron që njerëzit ta lexojnë librin sepse e pëlqejnë, pa u nisur nga emri që ka në media, politikë, sipërmarrje apo kudo.”

Pas librit të parë që bëri bujë, i pyetur se kur do të ishte gati trilli i radhës, përgjigjja ishte e thukët: “Është dimër përpara, shporreti ka nevojë për zjarr. A e mendon sa letra duhen djegur për ta ndezur?”. Mesa duket, Tomës i janë dashur plot 2 vite, pasi romani i dytë ka vetëm pak ditë që është botuar.

Quhet “Gurët e vetmisë” dhe është i ndërtuar duke gërshetuar të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, të cilat rrjedhin lirshëm me njëra-tjetrën, në një kohë të pakohë.

Kush është Tom Kuka, autori misterioz që po çmend

Subjekti i romanit ndërtohet mbi masakrën e Paramithisë, në të cilën 72 burra të ndershëm të familjeve më të njohura çame u thirrën nga mitropoliti grek kinse për të vendosur paqen mes tyre. Asgjë nuk ndodhi, ata u prenë në besë dhe u vranë në përroin e Selanit. Armiku ka vetëm një qëllim – të kërkojë zhdukjen e tyre, të ndërrojnë gjuhën, emrin, të asimilohen deri në atë pikë sa t’u shuhet fara.

Një rrëfenjë epike për gjithë ç’ndodhi një shekull më parë në tokat shqiptare. Megjithatë, sigurisht që nuk mungon tipari i universalizimit, pasi historia mund të jetë historia e çdokujt, e çdo kombi të tradhtuar e të braktisur.

Drejtuesja e shtëpisë botuese “Pegi”, që thekson se nuk e ka zakon të rekomandojë libra pasi shijet janë të ndryshme, shprehet se “Gurët e vetmisë” është një ndër librat më të mirë që ka botuar ndonjëherë, sidomos në lidhje me letërsinë shqipe.

“Është një rrëfim që të mbërthen, në një peizazh shqiptar, me një aromë të fortë jugu, ullinjt, gatimesh shqiptare, në një fshat ku të vdekur e të gjallë sillen bashkë mes ngjarjesh të trishta e gazmore, mes traditave dhe bestytnive, dashurive...Pa u bërë patriotik, pa marrë përsipër asgjë, pa i zënë madje as emrin në gojë, autori rrëfen për një dramë të madhe: maskarën e Çamërisë,” shkruan ajo në Instagram.

Ashtu si po themi Erion Veliaj, që përmes një postimi në Twitter tha se udhëtimet e gjata shijojnë më së miri duke lexuar faqet e “Gurët e vetmisë”, edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë. Një libër i mirë është gjithmonë zgjedhja e duhur.

Dhe diçka në fund – nëse ndiheni “të mashtruar” që ende nuk e zbuluat se kush është Tom Kuka në të vërtetë – referuar fjalëve të autorit, letërsia është një ishull i qashtër ku nuk ka pse futen njerëz që kërkojnë namin e mirë të spektaklit!

Tjetër sugjerim për librat: “3 librat e preferuar të vajzave të Anabel”

REELS

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

Who is Tom Kuka, the mysterious author who is poisoning Albanians

Kush është Tom Kuka, autori misterioz që po çmend